Forbes ka publikuar listën e 25 startup-eve më premtuese të vitit 2025 që kanë gjasë të arrijnë vlerësimin 1 miliard dollarë. Edicioni i 11-të i kësaj liste, realizuar në partneritet me TrueBridge Capital Partners, konfirmon një trend të qartë: AI po udhëheq çdo dominon të inovacionit!
Nga 25 startup-e të përzgjedhura, 20 prej tyre janë të fokusuara në inteligjencën artificiale, duke shtrirë ndikimin e tyre në sektorë që variojnë nga shëndetësia dhe industria ushtarake, te kontabiliteti, krijimtaria, bankingu dhe siguria. Forbes njihet për saktësinë e saj: nga 250 kompanitë që janë futur në listë përgjatë viteve, 56% janë bërë unicornë, përfshirë DoorDash, Figma dhe Anduril. Startup-et e vitit 2025 tregojnë se po jetojmë në një valë të dytë të revolucionit të AI-së, jo vetëm si teknologji, por si infrastrukturë që po transformon modele biznesi, procese, dhe industri të tëra.
Sektorët ku AI shfaqet më dominuese:
- Shëndetësi – nga gjetja e pacientëve për studime klinike te automatizimi i dokumentacionit mjekësor
- Mbrojtje & hapësirë – satelitë të prodhuar me standarde të unifikuara, autopilotë për automjete ushtarake, robotikë
- Financa & kontabiliteti – mjete që heqin punët manuale, përmirësojnë sigurinë dhe proceset
- Softuer & zhvillim – platforma për testim AI, asistencë inteligjente në kodim
- Krijimtari & media – gjenerim përmbajtjeje, dizajn & video me AI
- Dog longevity & bioteknologji – teknologji që synon të zgjasë jetën e qenve (dhe potencialisht njerëzve)
Startup-et më të spikatura të listës Forbes 2025
AI në shëndetësi & life sciences
- AcuityMD – Ndihmon kompanitë e pajisjeve mjekësore të gjejnë pacientët e duhur duke analizuar të dhëna të de-identifikuara nga 325 milionë njerëz.
- Assort Health – Një chatbot me AI që menaxhon telefonatat mjekësore dhe ul kohën e pritjes për miliona pacientë.
- Collate – Automatizon dokumentacionin e studimeve klinike dhe proceset e FDA-së, duke shpejtuar muaj punë në vetëm disa ditë.
AI në industri, mbrojtje & hapësirë
- Apex – Prodhon satelitë të standardizuar të gjeneratës së re, me rritje të shpejtë dhe kontratë prej $46 milionë me Space Force.
- Forterra – Teknologji për automjete ushtarake autonome, përfshirë robotë për pastrim minash dhe sisteme pa shofer për misione të rrezikshme.
- Decart – Startup ambicioz që synon të garojë me OpenAI, Anthropic & Google; tashmë ka ndërtuar modele që gjenerojnë lojëra si Minecraft vetëm nga AI.
Lexo edhe: A po ndodh revolucioni i heshtur i bizneseve të vogla në Europë?
AI për biznesin, kontabilitetin & zhvillimin e softuerit
- Basis – Automatizon proceset e kontabilitetit duke kursyer deri në 30% të kohës së punëve manuale.
- Braintrust – Komandë-qendër për testimin dhe monitorimin e aplikacioneve me AI në kompani si Stripe, Notion dhe Instacart.
- Graphite – “Diamanti” i tyre është një asistent i avancuar që ndihmon zhvilluesit të bëjnë code review më shpejt dhe me më pak gabime.
AI në kreativitet, dizajn & përmbajtje
- Gamma – Gjeneron prezantime, faqe web-i dhe postime sociale nga materiale të papërpunuara, me përdorues nga Amazon dhe Zoom.
- Krea – Një platformë kreative shumëmodelëshe (text-to-image, video enhancement) e përdorur nga Pixar, Lego dhe Microsoft.
- Browserbase – Një “browser pa kokë” që lejon AI-në të shfletojë internetin për ju. Duhet të rezervoni një fluturim? AI e bën.
AI në banking & transaksione
- Lead Bank – Një bankë tradicionale e transformuar në fintech që fuqizon startup-e të pagesave, kripto-s dhe fintech-ut. Ka partneritet me Visa për një kartë stablecoin.
Teknologji të pazakonta
- David AI – Ndërton dataset-et audio më të avancuara për modelet e gjuhës; thjesht i paguan njerëzit të regjistrojnë zërin e tyre.
- LiveKit – Infrastruktura që fuqizon audio/video në kohë reale, përfshirë ChatGPT Voice dhe rreth 25% të thirrjeve 911 në SHBA.
- Loyal – Startup që zhvillon ilaçe për të zgjatur jetën e qenve, me potencial të aplikimit tek njerëzit në të ardhmen.
Pse kjo listë ka rëndësi për ekosistemin global të startup-eve?
Lista e Forbes shërben si një barometër i inovacionit, duke identifikuar fushat ku investitorët dhe korporatat po vendosin kapitalin dhe vëmendjen e tyre.
Trendet e këtij viti tregojnë qartë:
- AI është tashmë infrastruktura kryesore e ekonomisë së re.
- Startup-et që automatizojnë procese të lodhshme po fitojnë terren të shpejtë.
- Industria e mbrojtjes dhe hapësirës po përjeton një bum teknologjik.
- Krijimtaria po ridefinohet përmes mjeteve të gjenerimit vizual.
- Bankingu tradicional po ndërtohet nga e para për të mbështetur fintech-un.
Lista Next Billion-Dollar Startups 2025 tregon qartë se rruga drejt unicorn-eve të së ardhmes është e udhëhequr nga AI, me kompani që shpejtojnë ritmin e inovacionit në çdo sektor të mundshëm.
Nëse ky trend vazhdon, vitet e ardhshme do të shohim një brezi të ri startup-esh që jo vetëm arrijnë vlerësime miliardëshe, por transformojnë mënyrën si punojmë, jetojmë, krijojmë dhe kurojmë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.