Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa, është shpallur vajza e famshme më e pasur nën 30 vjeç në Mbretërinë e Bashkuar dhe Irlandë, sipas klasifikimit të vitit 2025 nga revista Heat Magazine.
Pasuria e saj vlerësohet në 129 milionë paund, duke e vendosur në krye të listës, përpara aktorit Tom Holland (35.7 milionë), këngëtarit Lewis Capaldi (35 milionë), aktores Millie Bobby Brown (24 milionë) dhe çiftit të njohur televiziv Molly-Mae Hague dhe Tommy Fury (22.1 milionë).
Lexo edhe: Njihuni me “Circus Autonomy One”, roboti që gatuan, pastron dhe shërben vetë!
Në renditjen ndërkombëtare, prin Kylie Jenner me një pasuri prej 540 milionë paundësh, e ndjekur nga Kendall Jenner, Hailey Bieber, Billie Eilish dhe grupi Blackpink.
Revista ka vlerësuar gjithashtu edhe bujarinë e yjeve, ku Elton John rezulton më dorëdhëni me 27 milionë paund të dhuruara në një vit, Harry Styles ka dhuruar 5.2 milionë dhe Ed Sheeran rreth 2 milionë.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto