6,900 të huaj u punësuan vetëm në turizëm në verën e 2024, përbënë 55% të totalit të huajve - Business Magazine Albania

6,900 të huaj u punësuan vetëm në turizëm në verën e 2024, përbënë 55% të totalit të huajve

6,900 të huaj u punësuan vetëm në turizëm në verën e 2024, përbënë 55% të totalit të huajve

Më shumë se gjysma e punonjësve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri në 2024 për të punuar kanë qenë të punësuar në sektorin e turizmit. Sipas të dhënave zyrtare të Tatimeve, gjatë periudhës qershor–shtator 2024, janë punësuar në total 6,906 shtetas të huaj në turizmin sezonal përgjatë 4 muajve të sezonit turistik.

Numri i të huajve të punësuar në këtë sektor për periudhën qershor 2024- shtator 2024 është: Qershor- 1.607 punonjës të huaj; Korrik- 1.862 punonjës të huaj; Gusht- 1.866 punonjës të huaj; Shtator- 1.571 punonjës të huaj

Numri i të huajve sezonale të punësuar në turizëm përbën rreth 55% të totalit të punësimeve të huajve në vend për 2024.

Për 2024, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) janë miratuar online 12,654 kërkesa nga shtetas të huaj për t’u pajisur me Leje Unike që përfshin leje për punësim + vizë + leje qëndrimi. Krahasuar me vitin paraardhës numri i tyre u rrit rreth 29%. Ndërsa në raport me 2018 numri i tyre është trefishuar.

Lexo edhe: Identiteti digjital në Shqipëri, përparim historik apo dilemë e frikshme?

Sipas përfaqësuesve të bizneseve të huajt janë angazhuar kryesisht në sektorë si shërbimi hotelier, kuzhina me pozicione kuzhinier apo ndihmës/kuzhinier, mirëmbajtja, shërbimi në pozicione kamarier, ndihmëskamarier, sportelist, pastrimi etj, duke plotësuar nevojat për fuqi punëtore në zonat me fluks të lartë turistësh, veçanërisht në Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin.

Por pavarësisht tendencës në rritje të miratimit të kërkesave për leje pune të shtetasve të huaj, veçanërisht prej sektorit të shërbimeve në bare-restorante dhe akomodim, sipas të analizës së të dhënave struktura e tregut të punës rezulton se vijon të mbetet ende e dominuar nga punëtorët vendas, ndërsa pjesëmarrja e të huajve në tregun shqiptar të punës mbetet ende e ulët në raport me totalin e të punësuarve.

Për vitin 2024 punonjësit e huaj zunë një peshë prej 2,2% kundrejt totalit të të punësuarve në vend.

Ndërsa ekspertët e punësimit kanë pohuar se pesha e tyre e ulët në totalin e të punësuarve tregon se ndikimi i drejtpërdrejtë i fuqisë punëtore të huaj nuk është ende domethënës në përmasa makroekonomike në vend.

Po ashtu skema për marrjen e punonjësve të huaj sipas bizneseve dhe shoqatave vijon të mbartë një sërë sfidash. Problematika kryesore mbetet largimi i tyre drejt vendeve të Bashkimit Europian, por edhe mungesa e kualifikimit, ndryshe nga sa paraqitet në CV-të e tyre./ D.Azo

Burimi: Tatimet

Burimi: Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive

monitor

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0