“Me Zemër” sjell shijet shqiptare në botë, nis me event ekskluziv në Connecticut - Business Magazine Albania

“Me Zemër” sjell shijet shqiptare në botë, nis me event ekskluziv në Connecticut

“Me Zemër” sjell shijet shqiptare në botë, nis me event ekskluziv në Connecticut

Themeluesja Ilda Hila ka një lidhje të thellë personale me Shqipërinë dhe misionin e Me Zemër. Pasi ndërtoi një karrierë të suksesshme në financë në Milano, ajo u kthye në Shqipëri për të themeluar Me Zemër, një markë e dedikuar për t’i treguar botës produktet dhe traditat autentike shqiptare. Me një mendje analitike dhe një zemër të ndjeshme, Ilda është një grua që zgjodhi ta shndërronte “mallin për shtëpinë në mision, dhe nostalgjinë në biznes”, duke u kthyer në qytetin e saj të lindjes, Lezhë, për të ndërtuar ëndrrën e saj me duart e veta. Hila e sheh sipërmarrjen e saj jo vetëm si një biznes, por edhe si një urë kulturore që mbështet prodhuesit vendas, duke fuqizuar komunitetet rurale dhe duke lidhur diasporën me shijet dhe trashëgiminë e rrënjëve të tyre.

Është ky vizion që ka rezultuar në një ngjarje private degustacioni për një grup të zgjedhur mysafirësh. Me Zemer ka nisur një iniciativë për të sjellë verën, ushqimin dhe shijet shqiptare në çdo tavolinë për shqiptarët kudo që janë. Ky mision u festua në një ngjarje private ekskluzive të organizuar nga Viosa dhe Richard Lukaj në Connecticut, në bashkëpunim me Shefin e mirënjohur Fejsal Demiraj.

Ngajrja mblodhi së bashku disa nga pronarët e restoranteve më të shquar amerikanë në zonën e Nju Jorkut, përfshirë Bruno Selimaj, Elio Ahmetaj, Nick Zherka, Ben Celaj, si dhe Mira dhe Dorian Puka. Kjo ngjarje shërbeu si një platformë unike për të promovuar produktet dhe shijet shqiptare dhe, për rrjedhojë, për të inkurajuar familjet shqiptare kudo që të organizojnë darka me tematikë shqiptare, si dhe për restoranet që të perfshijnë produktet shqiptare ne menytë e tyre për të pasuruar më tutje eksperiencën e klientëve, me përbërës dhe produkte nga rajoni, të mundësuara nga Me Zemër.

Lexo edhe: Bli shqip, si “MeZemër.com” po ngjall krenarinë kombëtare nëpër botë

Kjo mbledhi private, e mbajtur në Rezidencën e Familjes Lukaj në Greenwich, CT, prezantoi një listë ekskluzive verërash shqiptare nga verari të shquara lokale. Përzgjedhja përfshinte vetëm verëra të prodhuara nga varietete rrushi shqiptar si:

  • Cobo: Shendevere, E Kuqja e Beratit, E Bardha e Beratit dhe Kallmet
  • Uka: Kallmet, Pulez, Ceruja White dhe Ceruja Orange, kjo e fundit është një verë natyrale unike me sasi të limituar, e prodhuar nga rrushi autokton Ceruja si rezultat i bashkëpunimit midis Shefit Fejsal Demiraj dhe Flori Ukës, Pronarit të verarisë Uka.
  • Duka: Shesh i Bardhë.
  • Alimani: Shesh i Bardhë dhe Shesh i zi

Si dhe:

  • Raki nga Distileria Kinolli;
  • Raki nga Mrizi i Zanave;
  • Vaj Ulliri Extra Virgjin nga Shkalla Organic Oil;
  • Musai Oil;
  • Si dhe një përzgjedhje e çajërave, mjaltës dhe

Richard Lukaj komentoi mbi iniciativën, duke theksuar qasjen dhe cilësinë e saj. “Qasja online dhe transporti profesional e bëjnë të lehtë për këdo që të krijojë një rast të veçantë në shtëpinë e tij dhe gjithashtu një mënyrë të shkëlqyer për të ndarë dhurata të veçanta me miqtë jo-shqiptarë”. Ai shtoi se produktet “përmbushin shijet e rafinuara të çdo palete të klasit botëror, me aroma unike, rrush dhe përzierje përbërësish të freskët të përpunuar me dorë nëpërmjet traditës”.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0