Neo QLED 4K: Kur teknologjia takon magjinë e të shikuarit televizor - Business Magazine Albania

Neo QLED 4K: Kur teknologjia takon magjinë e të shikuarit televizor

Në një botë ku Netflix, YouTube dhe platformat e tjera streaming na ofrojnë katalogët më të larmishëm të përmbajtjes audiovizive, televizorët Samsung janë aty për t’ju dhënë një eksperiencë fantastike që i jep jetë çdo skene. Fale risive që Samsung sjell gjithmonë duke pasur në mendje përmirësimin e përvojës së çdo shikuesi, ky televizor garanton t’ju përfshijë të gjithin, për t’ju dhënë një përjetim unik në të parit.

Në zemër të kësaj përvoje qëndron Neo QLED 4K, një televizor që i tejkalon kufijtë e pritshmërive. I pajisur me teknologjinë Direct Full Array, ofron kontraste të thella, ngjyra të sakta dhe detaje që duket sikur dalin nga ekrani. Çdo imazh bëhet më i gjallë dhe më emocional, që nga skenat epike në filma aksion deri te ndriçimi delikat në dramë apo dokumentarë.

Por ai çfarë e çon përvojën edhe më tej është procesori Neural Quantum, që përdor inteligjencë artificiale për të analizuar çdo skenë në kohë reale dhe për të përmirësuar cilësinë në mënyrë të menjëhershme. Nuk ka rëndësi nëse përmbajtja që po shikoni nuk është në 4K, televizori do ta përpunojë atë në mënyrë inteligjente për ta sjellë më afër realitetit.

Për adhuruesit e filmit dhe dashamirësit e cilësisë, Quantum HDR+ garanton ngjyra më të ndritshme, dritë më të balancuar dhe tone më të natyrshme, që e sjellin përvojën e një kinemaje të vërtetë në dhomën tuaj të ndenjes. Zëri gjithashtu nuk mbetet pas me Object Tracking Sound Lite dhe Dolby Atmos, tingujt lëvizin sipas ngjarjes në ekran, duke i dhënë një ndjesi tredimensionale çdo dialogu, efekti apo melodie.

Dhe kur bëhet fjalë për stilin, Neo QLED 4K nuk është vetëm teknologji është edhe estetikë. Dizajni ultra i hollë përshtatet me çdo ambient dhe e ngre nivelin e çdo interieri modern. SmartThings lejon kontroll të plotë të pajisjeve të shtëpisë nga ekrani i televizorit, duke e bërë atë një qendër të komandës inteligjente në shtëpinë tuaj.

Lexo edhe:Samsung Galaxy Z Flip7: Fuqi e vërtetë e AI në xhepin tuaj, me ekranin e ri FlexWindow nga skaji në skaj

Neo QLED 4K nuk është thjesht një ekran, por një përjetim. Është portë drejt botëve të reja, partneri juaj në mbrëmje filmash, guida për dokumentarët më të fundit, shoqëruesi ideal për YouTube dhe platforma të tjera streaming dhe gjithmonë i gatshëm për të sjellë më shumë për ju, në çdo moment të ditës.

Pë më tepër, nëse zgjidhni një televizor Samsung 98” nga linjat Neo QLED, QLED ose Crystal UHD, ju përfitoni transport dhe instalim falas. Tani keni mundësinë të shijoni një përvojë mahnitëse shikimi në ekranin gjigant, nga filmat dhe ndeshjet sportive, te videot në YouTube me cilësi 4K ose 8K falë AI Upscaling, duke sjell emocionet më afër se kurrë, ndërsa ne kujdesemi për gjithçka tjetër. Detajet e ofertës i gjeni këtu.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0