Tirana bëhet qendra e investimeve për sipërmarrjet e reja: Keiretsu Forum SEE vendos startup-et përballë me kapitalin - Business Magazine Albania

Tirana bëhet qendra e investimeve për sipërmarrjet e reja: Keiretsu Forum SEE vendos startup-et përballë me kapitalin

Në një mbrëmje të kuruar me elegancë, përmbajtje të lartë dhe ambicie të qartë për të ndërtuar një treg investimi të strukturuar në Shqipëri, Keiretsu Forum Southeast Europe (SEE) organizoi në Tiranë Pitch Day-in e radhës, një ngjarje që solli bashkë startup-et më premtuese nga Shqiperia dhe Kosova  dhe investitorët më aktivë në skenën e angel investing.

Pas një përzgjedhjeje konkurruese, vetëm 5 startup-e arritën të fitojnë të drejtën për të pitch-uar para një audience të përbërë nga investitorë engjëj, fonde të huaja dhe liderë të ekosistemit të inovacionit në Ballkan.

Lexo edhe:Trajnim për themeluesit e startup-eve nga Keiretsu Forum Southeast Europe në Prishtinë

Eventi u hap me një Fireside Chat të veçantë, ku Enrico Baldassarri, një emër me mbi tre dekada përvojë drejtimi në kompani si Johnson & Johnson, Revlon, Reckitt Benckiser dhe Procter & Gamble, ndau perspektivën e tij mbi rritjen e qëndrueshme, transformimin e biznesit dhe rëndësinë e guximit strategjik në sipërmarrje. Biseda, e moderuar nga Ravik Mima, CEO i Keiretsu Forum SEE, solli vlera konkrete për investitorët dhe themeluesit e pranishëm.

Në vijim, pesë startup-e inovative prezantuan vizionin e tyre:

  1. Onemor – një platformë globale për trajnimet fitness, që synon të bëhet “Fitness OS”.
  2. Giftera – një platformë digjitale për dhuratat e personalizuara që lidh markat me konsumatorët në mënyrë të re dhe efektive.
  3. Bliss – shërbim terapie online për diasporën shqipfolëse dhe më gjerë, i bazuar në përputhje të zgjuar përmes AI.
  4. EU Presence – shërbime për përputhshmëri me rregulloret e BE-së për bizneset që operojnë pa entitet në Europë.
  5. MedApp – një aplikacion për menaxhimin e dokumentacionit shëndetësor dhe historikut mjekësor familjar.

Mind Sharing Session-i që pasoi u organizua si një hapësirë e mbyllur për investitorët, ku u diskutuan interesat konkrete për bashkëpunim dhe bashkëinvestim. Atmosfera profesionale u shoqërua më vonë nga një koktej networking dhe muzikë live, duke përforcuar ndjesinë se angel investing në rajon po bëhet gjithnjë e më i prekshëm dhe funksional.

Keiretsu Forum SEE, pjesë e rrjetit të themeluar në San Francisko dhe aktiv në 60+ kapituj në të gjithë botën, po ndërton me ritëm të shpejtë një komunitet të përkushtuar investitorësh në Shqiperi e më gjerë në rajonin e Evropës Juglindore. Me fokus të veçantë në fuqizimin e investitorëve vendas, përfshirjen e diasporës dhe krijimin e një grupi të dedikuar për gratë investitore, forumi po e pozicionon Tiranën si një nyje kyçe për inovacion dhe akses në kapital duke u përkushtuar në ndërtimin e marrëdhënieve të shëndetshme mes investitorëve dhe startup-eve. 

 

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0