Çfarë duan punonjësit e sotëm? Ndërsa pagat mbeten të rëndësishme, fleksibiliteti, ndjenja e përkatësisë dhe mundësia për të mësuar aftësi të reja janë gjithashtu përparësi, sipas një studimi nga rekrutuesi global Randstad. Me shumë vende që përballen me sfida, duke përfshirë rënien e popullsisë në moshë pune, të kuptuarit dhe veprimi sipas nevojave të punonjësve do të jetë gjithnjë e më jetik për organizatat, që dëshirojnë të tërheqin dhe mbajnë fuqinë punëtore.
Më poshtë, katër ekspertë ndajnë se si bizneset mund t’i mbajnë njerëzit të angazhuar dhe performues në nivelin më të lartë.
1. Përfshijini punonjësit në vendimmarrje
Përballë ndryshimit të peizazheve profesionale, ofrimi i mundësisë për të shprehur mendime dhe shqetësime mund të sigurojë, që ata të ndihen pjesë e procesit të vendimmarrjes, thotë Liz Shuler, Presidente e Federatës Amerikane të Punës dhe Kongresit të Organizatave Industriale (AFL-CIO). Kjo është veçanërisht e rëndësishme kur merret në konsideratë zbatimi i teknologjive dhe mjeteve të reja brenda një organizate. Schuler rekomandon kërkimin e opinioneve gjatë fazës së zhvillimit të teknologjisë, dhe jo në fund, kur njerëzit mund të ndihen të kërcënuar.
Lexo edhe:Pse duhet të investoni tani në marketing, pavarësisht ekonomisë së pasigurt?
2. Besimi, autonomia dhe fleksibiliteti
Besimi është gjithashtu shumë i rëndësishëm në ndërtimin e marrëdhënieve të forta midis punëdhënësve dhe punonjësve, të cilat, sipas organizatës kërkimore në Mbretërinë e Bashkuar, Institutit të Produktivitetit, janë thelbësore për aftësitë dhe qëndrueshmërinë organizative. Luana Ozemela është Drejtoreshë e Qëndrueshmërisë në iFood, një platformë online për porositjen dhe shpërndarjen e ushqimit në Brazil. Ajo thotë se t’u ofrosh njerëzve liri në mënyrën se si punojnë është jetike nëse organizatat duan të përmbushin kërkesat e punëtorëve.
3. Kuptoni dhe mbështetni rikualifikimin
Një sfidë e zakonshme për punëdhënësit është kur shfaqen boshllëqe, midis perceptimeve të drejtuesve dhe atyre të punëtorëve. Amit Sevak, Drejtor Ekzekutiv i Shërbimit të Testimit Arsimor, thotë se përmirësimi i aftësive me anë të inteligjencës artificiale është një shembull i mirë i kësaj. Ndërsa shumë punëdhënës mendojnë se fuqia punëtore po bën përparim në zbatimin dhe kuptimin e teknologjisë, shumë punonjës kanë një pikëpamje të ndryshme. “Ata mendojnë se nuk po ecin mirë me nivelin e njohurive të inteligjencës artificiale që u nevojitet”, thotë ai. “Ekziston një mundësi për të ndihmuar në mbushjen e disa prej këtyre boshllëqeve”. Të ndihmosh njerëzit të shohin progresin e tyre, thotë ai, mund të hedhë themelet që do t’i ndihmojnë ata të zhvillohen më tej.
4. Fokusi në punësim
Ndryshimi i teknologjisë dhe përçarja ekonomike do të thotë, që pothuajse të gjitha industritë përballen me paparashikueshmëri. Është për këtë arsye që Christophe Catoir, President i firmës së ofruesve të burimeve njerëzore dhe punësimit të përkohshëm Adecco, thotë se ofrimi i besimit dhe sigurisë për njerëzit është i domosdoshëm për organizatat, që dëshirojnë të krijojnë një mjedis ku njerëzit janë më të hapur ndaj ndryshimit. Ndërsa aftësitë e reja janë jetësore, potenciali njerëzor dhe përshtatshmëria mund të jenë më të vlefshme në planin afatgjatë. Ai thotë se ndarja e strategjive dhe rezultateve të biznesit hapur është një mënyrë e prekshme për të dhënë rezultate dhe për të ndërtuar besim te punonjësit, duke i ndihmuar ata të pranojnë mundësitë e zhvillimit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.