Harnex: Platforma inovative për kërkimin dhe shitjen e automjeteve në Ballkan - Business Magazine Albania

Harnex: Platforma inovative për kërkimin dhe shitjen e automjeteve në Ballkan

Harnex: Platforma inovative për kërkimin dhe shitjen e automjeteve në Ballkan

Harnex është një platformë inovative e krijuar për të dixhitalizuar tregun e automjeteve në Ballkanin Perëndimor, me fokus në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ajo lehtëson procesin e kërkimit dhe shitjes së veturave pa asnjë pagesë, duke shërbyer si për shitësit privatë ashtu edhe për tregtarët e automjeteve. Parid Varoshi, themeluesi i Harnex, ka një formim akademik dhe profesional në fushën e teknologjisë. Ai ka përfunduar studimet për Inxhinieri Kompjuterike në Shqipëri dhe më pas ka ndjekur një Master Shkencor në Informatikë në Gjermani. Gjatë eksperiencës së tij akademike dhe profesionale, ai është përfshirë në zhvillimin e platformave digjitale dhe ka pasur një interes të veçantë për inovacionin në industrinë e automjeteve.

Më 1 mars 2025, Harnex shënoi një vit që nga lançimi në treg, duke regjistruar mbi 20,000 aksesime dhe një numër të konsiderueshëm përdoruesish të regjistruar nga Shqipëria Kosova dhe Maqedonia. Gjatë këtij viti, platforma ka realizuar fushata promocionale me personazhe të njohur, ka siguruar mbështetje dhe ka fituar grantin nga EU4Innovation, ndërsa vazhdon të marrë feedback pozitiv nga përdoruesit dhe kompanitë e regjistruara.

Lexo edhe:Kush janë gratë shqiptare më të kërkuara në Google?

Një nga sfidat kryesore ka qenë fakti që shumë individë janë mësuar të listojnë veturat e tyre në rrjetet sociale si Facebook, Instagram dhe TikTok, një metodë joefektive për shkak të mungesës së filtrave të avancuar, transparencës dhe sigurisë. Kjo e bën procesin e kërkimit të paorganizuar dhe i ekspozon blerësit ndaj mashtrimeve. Fillimisht, kjo ishte një pengesë për adoptimin e Harnex, por platforma jonë ka ofruar një zgjidhje shumë më efikase me njoftime të strukturuara, kërkim të lehtësuar dhe një përvojë të sigurt e pa pagesë për të gjithë përdoruesit.

Në vitet e ardhshme, Harnex synon të bëhet platforma kryesore për tregtimin e automjeteve në rajon, duke zgjeruar komunitetin dhe forcuar pozicionin e tij në treg. Do të shtojmë veçori të reja, si inteligjenca artificiale për kërkim më të zgjuar dhe rekomandime të personalizuara, mjete komunikimi më efektive mes blerësve dhe shitësve dhe shume shërbime te tjera. Me këto përmirësime, Harnex do të ofrojë një përvojë më të lehtë, të sigurt dhe të besueshme për të gjithë.

Një arritje e madhe për ne ka qenë përzgjedhja si një nga startup-et fituese të Challenge Fund, një vlerësim që, përveç mbështetjes financiare, konfirmon potencialin e platformës sonë. Ky sukses na motivon të vazhdojmë zhvillimin dhe të sjellim risi që e bëjnë Harnex edhe më efikas për përdoruesit tanë. Një mbështetje e madhe ka qenë edhe zgjerimi i ekipit në marketing dhe zhvillimin e platformës. Ersi Hoxholli ka luajtur një rol kyç, duke kontribuar jashtëzakonisht në zhvillimin e aplikacionit për smartphone.

Aktualisht, Harnex është i disponueshëm si faqe web në www.harnex.io dhe si aplikacion në App Store, duke ofruar një mënyrë të thjeshtë dhe të shpejtë për përdoruesit që të kërkojnë ose shesin automjetet e tyre direkt nga smartphone.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0