Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që merr gradën kolonele në forcat ajrore në SHBA - Business Magazine Albania

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që merr gradën kolonele në forcat ajrore në SHBA

Suzana Gjekaj, shqiptarja e parë që merr gradën kolonele në forcat ajrore në SHBA

Ajo quhet Suzana Gjekaj, me origjinë nga Gucia, ka hyrë në histori si shqiptarja e parë që merr gradën e kolonelës në Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo u nderua me këtë titull prestigjioz dje, duke shënuar një arritje të jashtëzakonshme në karrierën e saj ushtarake dhe mjekësore.

Aktualisht, Kolonel Suzana M. Gjekaj është e angazhuar në Kuadrin e Fluturimeve 86 në Bazën Ajrore Ramstein, Gjermani, ku kontribuon në projeksionin e fuqisë ajrore për Fluturimin Ajror 86 dhe partnerët e tij, në mbështetje të një Evrope dhe Afrike të lira dhe të hapura. Karriera e saj në Forcat Ajrore të SHBA nisi më 31 dhjetor 2003, kur u rekrutua pas marrjes së një burse prestigjioze në Shkollën e Shkencave të Shëndetit. Ajo u diplomua në Universitetin e Detroit Mercy në maj 2007, duke marrë dy diploma: një Bachelor në Shkencat e Biologjisë dhe një Doktoratë në Kirurgjinë Stomatologjike.

Lexo edhe:Berlini flet shqip! Businessmag në lidhje direkte me startup-et shqiptare në ITB Berlin

Në vijim, pas trajnimit të Oficerëve të Komanduar në Bazën Ajrore Maxwell në Alabama, Kolonel Gjekaj u caktua në Bazën Ajrore Holloman, New Mexico, ku shërbeu si stomatolog dhe oficer lidhës me Forcën Ajrore Gjermane. Eksperiencat e saj profesionale përfshijnë misione në disa nga bazat më të rëndësishme ushtarake amerikane në botë, duke përfshirë Bazën Ajrore Osan në Korenë e Jugut, Bazën Ajrore Aviano në Itali, Bazën Ajrore Kadena në Japoni dhe Bazën Ajrore Keesler në Misisipi. Ajo ka mbajtur pozita të rëndësishme drejtuese si Komandante e Fluturimit Mbështetës të Stomatologjisë dhe Shefe e Stomatologjisë Pediatrike. Përveç kësaj, ka shërbyer si Profesor Asistent në Universitetin e Shërbimeve Uniforme të Shkencave Shëndetësore, duke dhënë mësim për rezidentët në Programin e Edukimit të Përparuar në Stomatologjinë e Përgjithshme.

Me një karrierë të shkëlqyer akademike dhe ushtarake, Kolonel Gjekaj ka ndjekur studime dhe trajtime të avancuara në fushën e saj, duke u diplomuar nga Kolegji i Komandës dhe Stafit të Ajrit dhe Kolegji i Luftës Ajrore. Në vitin 2019, ajo mori Certifikimin e Bordit nga Bordi Amerikan i Stomatologjisë Pediatrike.

Arritja e saj si kolonel e Forcave Ajrore të SHBA është një moment krenarie për prinderit e saj Gjon Kolë Gjekaj dhe Prena Gegaj Gjekaj, komunitetin shqiptar dhe një dëshmi e përkushtimit të saj të palëkundur në shërbim të vendit dhe profesionit.

albinfo

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0