Berlini flet shqip! Businessmag në lidhje direkte me startup-et shqiptare në ITB Berlin - Business Magazine Albania

Berlini flet shqip! Businessmag në lidhje direkte me startup-et shqiptare në ITB Berlin

Berlini flet shqip! Businessmag në lidhje direkte me startup-et shqiptare në ITB Berlin

Shqipëria është zgjedhur si “vendi i nderit” në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “ITB Berlin 2025”. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vazhdon vizitën në Berlin në kuadër të panairit, ndërkohë pjesë e delegacionit të kryesuar prej tij janë edhe ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe zyrtarë të tjerë. Shqipëria do të prezantojë trashëgiminë e saj natyrore e kulturore në tre ditët e këtij panairi global të turizmit. Sipas autoriteteve shqiptare, mes 190 vendeve pjesëmarrëse dhe 5.600 ekspozuesve, Shqipëria do të jetë në qendër të vëmendjes globale në këtë panair, si “vend i nderit”, përfaqësuar nga turoperatorë, hotelierë dhe ekspertë të fushës së turizmit.

Business Magazine Albania zhvilloi një lidhje Live në Instagram me startupet dhe përfaqësuesit e tjerë shqiptarë në panairin e turizmit.

“Jemi në Berlin, në zemër të Gjermanisë, por ndihet kaq shumë prezenca e Shqipërisë me biznese nga turizmi nga e gjithë Shqipëria dhe vjen kaq aromë e mirë Shqipërie sa të duket vetja sikur jemi në Shqipëri e jo Berlin. Ne nga Eu4Innovation bashkë me partnerin tonë politik Ministrinë e Ekonomisë, Inovacionit jemi së bashku me 7 startupe dhe sipërmarrje inovative. Është vërtet një atmosferë e mrekullueshme dhe Shqipëria lshtë vërtet me të gjithë senset e saj për të na përfaëqsuar këtu në Berlin. ” – u shpreh Marjola Xhelili nga EU4Innovation.

Esmerina Hidri dhe Sonila Abdalli nga Space 05 nga stenda e EU4Innovation u shprehën për atmoferën të ishte shumë pozitive edhe pse vetëm dita e parë se dhe panaire të tilla janë shumë të nevojshme për rrjetësim, ndarje eksperiencash e më shumë. “Space 05 ëstë një concept store i sapohapur tek Piramida e Tiranës dhe promovojnë dizanjerat shqiptarë dhe të diasporës.”

Lexo edhe:Nga ofertat turistike tek startup-et që marrin pjesë, ja çfarë do të ndodhë në panairin e turizmit ITB Berlin 2025

“Shqipëria kësaj rradhe ka një përfaëqzim mjaft dinjitoz dhe është impresionuese fakti që ka një ofertë shumë të mirë dhe kur vjen puna tek turizmi nëse nuk ke ofertln e duhur, sado i mirë të jetë potenciali, rezultati përfundimtar nuk është pozitiv”- u shpreh Arbër Kadia, një prej themeluesve të startup-eve pjesëmarrëse, Patoko.

Ndërkohë, Albanian Nights, ndër startupet kryesore dhe më përfaqësuese shqiptare në panair , ishin ata që performuan dje në mbrëmje dhe sot në ceremoninë e hapjes. “Një emocion i jashtëzakonshëm që të ishim në ceremoninë e prerjes së shiritit për hapjen e panairit. Kudo në vendet ku kam udhëtuar kam parë që secili vend ka netët e veta dhe duhej patjetër edhe Shqipëria të kishte të sajin dhe për këtë kemi sjellë Mbrëmjen Shqiptare. Në Mbrëmjet Shqiptare turistët jo vetëm shijojnë kulturën tonë, por edhe provojne veshjet tona popullore bashkë me kërcimet.

“Energjia është fantastike! Shqipëria ka një vend të veçantë në këtë panair dhe gjysma e njerëzve që kemi takuar në panair dhe jashtë tij kanë qenë shqiptarë dhe ndjenja që na përcillet është e veçantë” – tha ndër të tjera Marin Nikolla, një prej themeluesve të Rent from Locals, një tjetër prej startupeve që po na përfaqësojnë në Berlin.

Në kuadër të panairit do të organizohen edhe panele diskutimi dhe aktivitet të tjera. Ky panair do të zgjasë deri më 6 Mars me 5800 ekspozues.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0