Arsyeja e vërtetë pse duhet t'i lini telefonat "airplane mode" kur jeni në avion - Business Magazine Albania

Arsyeja e vërtetë pse duhet t’i lini telefonat “airplane mode” kur jeni në avion

Arsyeja e vërtetë pse duhet t'i lini telefonat "airplane mode" kur jeni në avion

Një pilot po bëhet viral pasi ka dhënë përgjigje për një pyetje që i shkon ndër mend çdo pasagjeri — pse duhet të kalojmë telefonat tanë në modalitetin “airplane mode” para ngritjes së avionit? Ai e shpjegoi se pse ky kujdes është kaq i rëndësishëm në një video informuese që ka grumbulluar mbi 2 milionë shikime në TikTok.

“Butoni i modalitetit të fluturimit në telefonin tuaj nuk është një konspiracion,” deklaroi piloti, i cili në platformë përdor emrin @perchpoint, në videon e tij. Ai e nisi videon duke siguruar shikuesit se harrimi i këtij protokolli “nuk do ta bëjë avionin të bjerë nga qielli” apo të “prishë sistemet e bordit”. Megjithatë, nëse shumë pasagjerë e injorojnë këtë hap, mund të krijohet një ndërhyrje në komunikimet radiofonike të pilotëve me kullën e kontrollit, sipas videos. “Nëse në avion ka 70, 80 apo 150 persona dhe edhe tre ose katër telefona fillojnë të përpiqen të lidhen me një kullë radiofonike për një telefonatë hyrëse, ato dërgojnë valë radioje,” shpjegoi kapiteni. “Ekziston mundësia që këto valë radioje të ndërhyjnë me valët radio të kufjeve që pilotët po përdorin.”

Lexo edhe:Bryan Johnson – Njeriu që dëshiron të jetojë përgjithmonë!

Ai kujtoi një fluturim të fundit ku po përdorte kufjet për të marrë “autorizimin se në cilën drejtim të shkonte” dhe ndërhyrjet në mesazhe e bënin të ndjehej sikur kishte një “mushkonjë” në vesh. “Kjo padyshim nuk është fundi i botës, por është shumë bezdisëse kur përpiqesh të shkruash udhëzimet dhe tingëllon sikur ka një grenzë apo diçka që fluturon përreth,” deklaroi piloti në TikTok. “Pra, nëse ndonjëherë keni qenë kuriozë se pse duhet të aktivizoni modalitetin airplane, kjo është arsyeja.” Në fakt, ligji në SHBA kërkon që pasagjerët të kalojnë telefonat e tyre në modalitetin “airplane mode” gjatë fluturimit. “Telefonat celularë të instaluar ose të mbajtur në avionë, balona ose ndonjë lloj tjetër mjeti fluturues nuk duhet të përdoren ndërsa mjeti fluturues është në ajër (pa prekur tokën),” lexohet në kodin e rregulloreve federale. “Kur një mjet fluturues largohet nga toka, të gjithë telefonat celularë në bord duhet të jenë të fikur.”

nypost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0