Transformimi i qëndrueshëm, rezultat i novacionit dhe bashkëpunimit. Qëndrueshmëria kryefjala për sipërmarrjet e së nesërmes - Business Magazine Albania

Transformimi i qëndrueshëm, rezultat i novacionit dhe bashkëpunimit. Qëndrueshmëria kryefjala për sipërmarrjet e së nesërmes

Cover

“Vlerësimi i kompanive në të ardhmen do të bazohet në mënyrën se si ato trajtojnë njerëzit, komunitetin dhe mjedisin, ndaj është e rëndësishme që të konsiderojmë qëndrueshmërinë në çdo gjë që ne bëjmë”, u shpreh Lorent Gordi në fjalën e tij në Konferencën Balkanomics.

 

Sipermarrje

Në edicionin e tretë të konferencës rajonale Balkanomics, mbajtur në Tiranë, Lorent Gordi, menaxheri i përgjithshëm i Philip Morris International (PMI) për Shqipërinë dhe Kosovën, ndau një pjesë të transformimit të qëndrueshëm të PMI drejt një të ardhme pa tym.

Philip Morris International është vlerësuar në vend të parë nga revista Forbes në 2024 si një ndër 10 kompanitë amerikane që po udhëheqin tranzicionin drejt një të ardhme me zero emetime neto.

Rreth objektivave të PMI për një të ardhme pa tym, Gordi u shpreh se ndryshimi shpesh has në rezistencë, pavarësisht faktit se ka prova shkencore që e mbështesin këtë transformim të Philip Morris International. Ai nënvizoi se nevojitet një punë e vazhdueshme informuese dhe edukative për publikun, për të kuptuar efektet pozitive të këtij ndryshimi dhe për ta përqafuar atë.

Lexo edhe: Disa ide si bizneset e vogla mund të arrijnë fitore të mëdha në marketing pa shpenzuar shumë para

Phlip Morris International ka ndërmarrë një anagazhim ambicioz për një të ardhme pa tym dhe synon që deri në 2030, dy të tretat e të ardhurave të saj të vijnë nga produktet pa tym. Këto produkte edhe pse jo të padëmshme janë një zgjedhje më e mirë se pirja e duhanit.

Sipermarrje

Gordi më tej theksoi që transformimi drejt qëndrueshmërisë shkon përtej investimeve të kompanisë dhe kërkon bashkëveprim me palët e treta, bashkëpunëtorët, furnitorët dhe entet rregullatore të përfshira në këtë proçes.

Në këtë drejtim, Gordi u shpreh i lumtur për përfshirjen e PMAL si anëtare bordi e rrjetit të parë ESG të krijuar në Shqipëri dhe e vlerësoi këtë moment si një hap kyç drejt praktikave të qëndrueshme në vend.

Sipermarrje

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0