“Rriten Çmimet e Energjisë: Ja Tarifat e Reja për Furrat e Bukës, Pastiçeritë dhe Bar-Kafetë” - Business Magazine Albania

“Rriten Çmimet e Energjisë: Ja Tarifat e Reja për Furrat e Bukës, Pastiçeritë dhe Bar-Kafetë”

OSHEE ka bërë të ditur tarifat e reja që do të aplikohen për furrat e bukës, pastiçeritë dhe ato ku shërbehet edhe si bar-kafe.

Sipas vendimit të fundit të ERE-s, në takimin e javës së fundit të muajit korrik, OSHEE dhe “Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave” janë koordinuar për ecurinë e procesit dhe hapat e domosdoshëm për përmbylljen me sukses dhe kalimin e të gjitha subjekteve në tarifat e reja të miratuara.

“OSHEE Group dhe “Shoqata e Prodhuesve të Bukës, Pastiçerisë dhe Brumërave” iu rikujtojnë subjekteve të interesuara të paraqiten pranë pikave të Kujdesit Ndaj Klientit dhe të deklarojnë kontratat e furnizimit me energji elektrike sipas qëllimeve të aktivitetit furrë buke dhe shërbimeve të integruara pastiçeri dhe/ose bar-kafe. Deklarimi i të gjitha kontratave të energjisë do t’u japë mundësi këtyre bizneseve të kenë një kontratë të vetme, me tarifën më të mirë, bazuar në llojin e aktivitetit të ushtruar”, thuhet në njoftimin e OSHEE-së.

Lexo:Sulm Kibernetik i Paprecedentë nga Ukraina

OSHEE shton se subjektet e biznesit, që paguajnë ende me 14 lekë/kWh, duhet të aplikojnë pranë pikave të Kujdesit Ndaj Klientit për ndryshim të tarifës (kod K11 për të gjitha kontratat që lidhen me të njëjtin ambient), në mënyrë që të merren të gjitha masat e nevojshme për shqyrtimin sa më të shpejtë të kërkesës dhe vendosjen e tarifës sipas tipologjisë së miratuar nga ERE.

Sipas vendimit, tarifat e reja të konsumit të energjisë elektrike janë:

  • Aktivitete Furrë buke: 7.6 lekë/kWh
  • Aktivitete Furrë buke – pastiçeri: 9.5 lekë/kWh
  • Aktivitete Furrë buke – pastiçeri – bar-kafe: 12 lekë/kWh

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0