SunEasy - Aplikacioni që transformon pushimet tuaja në plazh! - Business Magazine Albania

SunEasy – Aplikacioni që transformon pushimet tuaja në plazh!

SunEasy - Aplikacioni që transformon pushimet tuaja në plazh!

Më datë 10 korrik, u zhvillua eventi per lançimin e SunEasy, aplikacionit të ri inovativ që do të transformojë përvojën tuaj të plazhit! Në një event të mbushur me entuziazëm dhe energji pozitive, SunEasy u prezantua si zgjidhja e përkryer për pushuesit që kërkojnë komoditet dhe lehtësi në rezervimin e shezlongëve dhe çadrave.

Pse SunEasy është aplikacioni që duhet ta shkarkoni këtë verë?

  • Rezervime pa stress: Me SunEasy, ju mund të siguroni vendin tuaj të preferuar në plazh me vetëm një klikim, duke shmangur stresin e kërkimit të shezlongëve të lirë.
  • Komoditet maksimal: Rezervoni paraprakisht dhe shijoni plazhin pa shqetësime. Nuk ka më rrëmujë dhe tension për të gjetur një vend të lirë!
  • Oferta ekskluzive: Përfitoni nga zbritjet dhe promovimet speciale vetëm për përdoruesit e SunEasy, duke e bërë përvojën tuaj në plazh edhe më të këndshme.
  • Përzgjedhje e vendit dhe llojit te çadrës: Eksploroni plazhet më të bukura dhe bëni zgjedhjen perfektë te çadrës se preferuar prej aplikacionit SunEasy.

Lexo edhe:Erison Ballasheni sjell “Sun Easy Albania”, platformën inovative që synon tranformimin e turizmit bregdetar!

Liria e plazhit në dorën tuaj!

SunEasy është tashmë i disponueshëm për shkarkim në App Store dhe Play Store. Mos e humbisni mundësinë për të përjetuar një verë të paharrueshme!

Shkarkoni tani: Këtu

Për më shumë informacione, vizitoni faqen e internetit të SunEasy në www.suneasy.app  ose ndiqni ata në instagram për të qëndruar të informuar për të rejat dhe ofertat më të fundit.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0