Hulumtimi i prejardhjes suaj me ndihmën e telefonit - Business Magazine Albania

Hulumtimi i prejardhjes suaj me ndihmën e telefonit

Gjetja e prejardhjes suaj me ndihmën e telefonit

Faqet gjenealogjike e kanë bërë shumë më të lehtë kërkimin e historisë suaj të prejardhjes lidhur me stërgjyshërit nëpërmjet arkivave të dokumenteve të dixhitalizuara, softuerëve për ndërtimin e pemëve familjare dhe forumet e komunitetit. Por sigurisht që jo gjithçka është në internet. Ndërsa vizitoni bibliotekat, arkivat dhe varrezat në ndjekje të rrënjëve tuaja, mund të merrni në konsideratë telefonin ose tabletin tuaj – të cilat mund t’ju ndihmojnë me mjetet e përkthimit, skanerët e dokumenteve dhe më shumë. Në këtë artikull janë disa sugjerime që mund t’i bëjnë udhëtimet tuaja kërkimore më efikase. Ndoshta nuk mundeni të vizitoni vendet më të largëta për procesin tuaj kërkimor, por ndonjëherë me një telefon në duar ju mund të udhëtimi juaj kërkimor mund të jetë po aq i largët.

Dekriptimi i tekstit

Gazetat e vjetra, regjistrat fetarë, simbolet në gurët e varreve dhe dokumentet zyrtare të qeverisë (që ruhen në arkiv analog ose janë digitalizuar në internet) mund të jenë burime të çmuara për të marrë informacion mbi paraardhësit tuaj. Megjithatë, jo çdo burim mund të jetë në një gjuhë që ju e njihni dhe mund ta përktheni. Google Lens (e disponueshme si një aplikacion për Android ose brenda aplikacionit të Google për iOS) mund të izolojë fjalët në një imazh dhe të ofrojë një përkthim në ekran. Mund të kopjoni gjithashtu tekstin e izoluar në një shënim ose dokument. Në iOS 15 dhe në modelet e më vonshme, mund të përdorni veçorinë Live Text të Apple, e cila përdor kamerën për të përkthyer, kopjuar dhe ndarë tekst të dukshëm në ekran. Kur keni një dokument , mund të klikoni ikonën katrore Live Text në cepin e majtë-poshtë të ekranit. Softueri shënon fjalët dhe ofron një opsion Përkthe nga menuja e shfaqur. Nëse ende keni fjalë të humbura nga përkthimi, konsideroni aplikacionet falas të përkthimit në telefonin tuaj. Google Translate (për Android dhe iOS dhe shfletuesin web në desktop) dhe aplikacioni Translate i Apple për pajisjet e saj iOS janë opsione, ashtu si edhe aplikacionet e tjera të jashtme të përkthimit si dhe chatbotët e inteligjencës artificiale. Nëse softueri ka vështirësi në njohjen e tekstit ose keni regjistra të shkruar me dorë që sjellin përkthime të paqarta, provoni të rishkruani përmbajtjen në aplikacionin e shënimeve të telefonit tuaj ose në një dokument procesimi teksti. Pastaj, ngjisni tekstin në aplikacionin e përkthimit për të parë rezultatet. Përkthimet e gjeneruara nga softueri nuk janë të përkryera, por mund të merrni një ide të përgjithshme të përmbajtjes. Fotografitë me cilësi të ulët, gabimet e shkruara ose gjuhë që përdorin alfabetë të caktuar ose fonte të stilizuara mund të ngecin softuerin. Kërkoni në internet për ndihmë për të konvertuar fjalët në një format që aplikacioni juaj i përkthimit e njeh. Për shembull, disa gazeta të prodhuara për emigrantët gjermanë përdornin shkronja si Fraktur me disa karaktere që nuk ekzistojnë në alfabetet e tjera, por mund të gjeni tabela për t’i identifikuar ato.

Lexo edhe: Si të kombinoni të dhënat dhe intuitën për një vendimmarrje më të mirë!

Skanimi i dokumenteve

Kur zbuloni dokumente në biblioteka dhe arkiva që nuk janë digitalizuar, përdorni telefonin tuaj për të skanuar faqet që ju nevojiten (me miratimin e institucionit, natyrisht). Nëse nuk keni një aplikacion të posaçëm për skanim, përdorni mjetin në Google Drive, në Adobe Scan ose në aplikacionin e Notes të Apple.

Digjitalizimi i fotografive

Fotografimi i imazheve që datojnë nga dekada të mëparshme është një mënyrë e shpejtë për të marrë kopje digjitale. Mjetet e editimit të fotove të telefonit tuaj mund t’i prejnë dhe t’i përmirësojnë materialet tuaja fotografike shpejt dhe ti sistemojnë ato në bazë të përmbajtjes së tyre. Më pas, mund t’i transferoni dhe t’i pastroni ato në kompjuterin tuaj me mjetet e editimit të fotove në një ekran më të madh ose edhe në telefonin tuaj nëpërmjet aplikacioneve të editimit me inteligjencë artificiale. Alternativë e mundshme është Google i cili ka një aplikacion falas të quajtuar PhotoScan për Android dhe iOS që përpiqet të korrigjojë dritën e tepërt, çrregullimet e dritës dhe vendosjes së imazhit, perspektivën, dhe ngjyrat e përhimëta dhe të fshira në fotografitë shumë të vjetra. Kur hapni PhotoScan dhe fokusoni telefonin në një fotografi që dëshironi të digitalizoni, aplikacioni ju udhëzon nëpërmjet kapjes së imazhit nga disa kënde. Më pas, ai përpiqet të rikonstruojë një version më të mirë duke kombinuar nivelet e ndara të dritës dhe perspektivës së elementëve në imazh dhe duke përmirësuar automatikisht ngjyrën, kontrastin dhe elementet e tjera të imazhit. Aplikacione të tjera praktike për mundësimin e këtij procesi në mënyrë të lehtë janë dhe Remini dhe MyHeritage.

Vendvarrimet

Burime online si Find a Grave dhe BillionGraves mund t’ju drejtojnë në vende (virtualisht ose personalisht) dhe shpesh ofrojnë fotografi të gurëve të vendvarrimeve; BillionGraves ka një nivel bazik falas dhe abonime që fillojnë në $5 në muaj për më shumë specifika informacionesh si koordinatat GPS të çdo vendvarrimi të regjistruar në rregjistrin e tyre. Veteranët ushtarakë të varrosur në varrezat kombëtare zakonisht janë dokumentuar mirë. Për shembull Departamenti i Veteranëve ka një lokalizues të varreve në faqen e tij, dhe Kështjella Kombëtare e Arlingtonit ka aplikacionin e saj me një mjet kërkimi për gjetjen e afërsisht 400,000 veteranëve të vendosur në tokat e saj. Komisioni Amerikan i Monumeteve të Luftës ka një faqe kërkimi për ata që vdiqën në luftërat botërore dhe janë varrosur jashtë vendit. Website falas FamilySearch ka një koleksion lidhjesh për kërkimin e dokumenteve për varreza ushtarake, si dhe një udhëzues të gjatë për kërkimin e përgjithshëm të varrezave dhe informatave lidhur me to. Ndoshta ju nuk mund të vizitoni vendet më të largëta në proceset tuaja kërkimore, por me një telefon në dorë  udhëtimi mund të jetë po aq i largët.

 

NYTimes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0