Pavarësisht nëse jeni një krijues me kohë të plotë apo të pjesshme, e keni punë ose hobi, do të gjeni shumë për të bërë sapo të futeni në ritmin e krijimit të kontentit dhe të eksploroni mundësitë e panumërta që keni.
Platformat e mediave sociale dhe kutia juaj e email-it, teknikisht asnjëherë nuk janë të mbyllura. Mund ta kaloni kohën duke menduar ide kreative për llogarinë tuaj në TikTok, YouTube ose Instagram, të hulumtoni tinguj dhe muzikë në trend aktualisht, ose të provoni efekte kalimesh të reja për videot tuaja. Gjithashtu, mund të shkruani postime në blog, artikuj ose skica për podkaste, si dhe të ndërveproni me audiencën tuaj. Në morinë e opsioneve që mund të bëni është efikase të jeni të organizuar me qartësi drejt objektivave tuaj.
Këtu do të gjeni katër mënyra për të rritur produktivitetin tuaj si krijues i përmbajtjes:
1. Kuptoni kur jeni më produktiv
Disa njerëz natyrisht kanë shumë energji në mëngjes, e ndërsa të tjerë mund të përjetojnë një nxitje energjie në mbrëmje.
-Ju mund ta përcaktoni se kur jeni më produktiv duke reflektuar se kur ndiheni më energjik dhe kur ndiheni më letargjik,
Më poshtë janë disa pyetje që mund t’i bëni vetes për të kuptuar se kur jeni më produktiv:
A jeni një ‘early bird’ (zog mëngjesi)? Apo një ‘night owl’ ?
Kur ndiheni më vigjilent apo më i fokusuar?
Kur filloni të ndiheni të lodhur gjatë ditës/natës?
-Një mënyrë tjetër për të kuptuar se kur jeni më produktiv është të kuptoni kronotipin tuaj. (Një kronotip përshkruan prirjen natyrore të një personi për t’u ndjerë i përgjumur ose vigjilent në periudha të caktuara gjatë ditës dhe natës.) Shumë njerëz bien në katër kronotipe të përgjithshme, siç përcaktohet nga Dr. Michael Brues, psikolog klinik dhe ekspert i mjekësisë së gjumit. Rreth 15% e njerëzve që ndihen më aktivë në mëngjes klasifikohen në kronotipin e luanit. Këta njerëz janë më produktivë në mëngjes dhe preferojnë të fillojnë ditën herët. Njerëzit në kronotipin e luanit mund të fillojnë ditën rreth orës 5 të mëngjesit dhe të kenë kohën më produktive para mesditës. Rreth 55% e popullsisë bie në kronotipin më të zakonshëm, atë të ariut. Njerëzit në këtë kronotip arrijnë produktivitetin maksimal midis orës 10 të mëngjesit dhe 2 të pasdites. 15% e njerëzve janë në kronotipin e ujkut. Njerëzit që nuk e konsiderojnë veten të zgjuar në mëngjes mund të jenë më produktivë midis orës 10 të mëngjesit dhe 2 të pasdites dhe të kenë shpërthime energjie gjatë natës. Së fundmi, 10% e popullsisë bie në kronotipin e delfinit. Ata që identifikohen me kronotipin e delfinit janë të ndjeshëm ndaj dritës dhe zhurmave, duke pasur shpesh modele gjumi të copëzuara. Duke u kushtuar vëmendje kohës kur keni më shumë energji, mund të planifikoni më mirë kur të krijoni përmbajtje, të përgjigjeni në email-e, të angazhoheni me komunitetin tuaj, dhe më shumë.
- Përgjigjja e emaileve
- Pastrimi i kutisë së emailit
- Ruajtja e tingujve në trend në TikTok ose Instagram
- Planifikimi i takimeve me ekipin tuaj
- Përgjigjja ndaj komenteve në Instagram
- Shfletimi në TikTok, YouTube Shorts, ose Instagram
- Vendosja e ideve në Pinterest për frymëzim
Pasi të keni kuptuar se kur jeni më produktiv, rekomandohet ta ndani atë kohë për detyrat me prioritet të lartë. Nëse keni përcaktuar se keni më shumë energji pas drekës dhe në pasditen e hershme, mund të kaloni atë kohë duke filmuar ose redaktuar përmbajtje. Mund të kaloni gjithashtu atë kohë duke shkruar skicën tuaj të ardhshme të podkastit ose duke intervistuar të ftuar.
Përveç kësaj, planifikoni detyrat tuaja me prioritet të ulët gjatë periudhave kur keni nivele më të ulëta energjie. Nëse keni kuptuar se jeni më të lodhur në mëngjes, mund të planifikoni funksione që nuk kërkojnë shumë mendim ose energji gjatë asaj kohe. Detyrat me energji të ulët në mëngjes mund të përfshijnë shfletimin dhe ruajtjen e ideve për video të ardhshme në Instagram ose TikTok, ose përgjigjen ndaj emaileve.
- Krijoni Përmbajtje në seri të planifikuar për kanalet tuaja të komunikimit
Krijimi i përmbajtjes mund të kërkojë shumë kohë, pasi ideimi, planifikimi, krijimi dhe publikimi i përmbajtjes (teksti, vizualet, videot, fotot dhe audio) janë pjesë e procesit. Një nga mënyrat më të rëndësishme për të rritur produktivitetin tuaj si krijues është të krijoni disa materiale njëhershi për kanalet tuaja të mediave sociale.
Krijimi i përmbajtjes në seri konsiston në krijimin e shumë përmbajtjeve në një periudhë të caktuar që ju vendosni si objektiv për veten. Ju mund të zhvilloni foto, të filmoni video, të shkruani ose të mendoni skica për podkaste, etj., në një pasdite ose ditë të vetme.
Krijimi i përmbajtjes paraprakisht ju lejon të planifikoni si krijues. Disa krijues mund të krijojnë përmbajtje për një javë deri në një muaj, në varësi të planeve dhe kalendarëve të tyre të përmbajtjes.
Ja disa shembuj se si të filloni të krijoni përmbajtje në seri për platformat tuaja të mediave sociale:
- Mendoni katër ide për video në YouTube për muajin e ardhshëm
- Filmoni tre deri në pesë veshje për TikTok ose Instagram
- Shkruani dy ose tre skica për podkaste për t’i regjistruar më vonë
- Redaktoni tre video për t’i postuar në TikTok, Instagram, ose YouTube Shorts javën e ardhshme
- Shkruani përshkrimet për një javë për postimet në Instagram
- Përgatitni 3-5 ide për Pinterest për javën e ardhshme
- Qartësoni Qëllimet Tuaja dhe Shkruani një Plan
Pavarësisht nëse krijoni përmbajtje me kohë të plotë ose si një angazhim anësor, të krijoni një plan ditor, javor, ose mujor të asaj që dëshironi të arrini është thelbësore.
Kuptimi se për çfarë po punoni mund t’ju ndihmojë të përcaktoni se ku të përqendroni energjinë tuaj. Disa krijues mund të zbulojnë se krijimi i një liste ditore të detyrave funksionon më mirë për fluksin e tyre të punës. Të tjerë mund të zbulojnë se krijimi i një plani javor u lejon atyre mjaft fleksibilitet për krijimtarinë dhe për të përfunduar ato detyra me vlerë të lartë.
Ju vendosni veten për sukses kur identifikoni se cilat detyra duhet të përfundoni gjatë ditës ose javës së punës.
Për shembull, nëse jeni një krijues i ri që përpiqeni të krijoni dhe të postoni në mënyrë të vazhdueshme në TikTok këtë vit, plani juaj javor mund të përfshijë:
- Një ditë krijimi përmbajtjeje – Filmimi i një recete, dokumentimi i fundjavës, redaktimi i videove të veshjeve, ose çdo gjë që lidhet me tematikën e profilit tuaj.
- Postoni në TikTok 3 ditë në javë – të hënën, të mërkurën dhe të premten.
- Kërkoni dhe ruani tinguj ose efekte në trend gjatë gjithë javës.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.