Dy shqiptare nga e gjithë bota për “Shëndet publik” në universitetin e Anglisë - Business Magazine Albania

Dy shqiptare nga e gjithë bota për “Shëndet publik” në universitetin e Anglisë

Liverpool John Moores University është një institucion i shkëlqyer akademik që ofron zhvillimin e njohurive dhe aftësive të studentëve jo vetëm nga Anglia, por nga e gjithë bota. Një nga Masterat Shkencor International që ofron ky universitet është edhe “Shëndeti publik”, ku këtë vit u diplomuan dy shqiptare, Freskida Miloti, drejtuese e emisionit mjekësor “Diagnozë” dhe farmaciste, gjithashtu Lenie Bocaj teknike laborante. Në këtë master ishin student nga e gjithë bota.

Përveç suksesit të madh të diplomimit tyre, është një krenari e veçantë që përfaqësonin Shqipërinë në këtë universitet të madh me një bursë të merituar. Njëkohësisht të dyja do të kontribojnë në këtë fushë në vendin e tyre.

Freskida Miloti, si ndiheni për këtë sukses?

Pas studimeve të mia për Farmaci, dëshiroja të ndiqja studimet jashtë Shqipërisë në një Universitet prestigjoz për “Shëndet publik” dhe aplikova në Liverpool John Moores University në Mbreterinë e Bashkuar. Ky Master Shkencor Internacional mu mundësua me bursë dhe ishte një mundësi shumë e mirë për mua, jo vetëm përzgjedhja nga universiteti, por edhe ofrimi i bursës në bazë të kritereve që kërkonin për të plotësuar. Ishin dy vite përkushtim maksimal studimi dhe shumë domethënëse për kurrikulën që ofronin. Një mundësi unike për mua, për gjithçka çfarë kam mësuar nga profesorët tanë. Ka qenë një punë e jashtëzakonshme sepse natyrisht kërkohej angazhim i vazhdueshëm, studim i rregullt për të arritur standardet e larta të kërkuara nga universiteti. Gjithashtu, përpjekja për të përmbushur detyrat akademike dhe për të përparuar në fushën e shëndetit publik kërkon kohën dhe përkushtim në nivel të lartë për t’u zhvilluar si kolegët kudo në botë.

Me punë të vazhdueshme dhe përkushtim, gjithçka është e mundur për të arritur suksesin.

Lenie Bocaj, a mund të ndani pak rreth përvojë?

Përfundimi i studimeve si Teknik Laboratori dhe ëndrra për të studiuar jashtë vendit për t’u bërë specialiste e Shendetit Publik ishin synimet e mia, por pandemia solli sfida dhe pasiguri.
Ishte një rrugë e vështirë, por jam e bindur se kjo përvojë do të ndikojë pozitivisht në karrierën time. Diploma nga universiteti prestigjioz Liverpool John Moores do të jetë një vlerë e shtuar në Curriculum Vitae-n tim.

Artikull ekskluziv i Business Magazine Albania.
Ky artikull gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Business Magazine Albania” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0