Nëse pyesim Jack Ma se për çfarë po punon që nga momenti që ka dalë në pension, ai do t’ju tregojë për planet e tij për të vizituar shkollat dhe mësuesit në të gjithë botën vitet e ardhshme.
Jack Ma, i cili dështoi në shkollën fillore, shkollën e mesme dhe provimet e pranimit në universitet, tha se ai kurrë nuk do të punësohej nga Alibaba sot në mes të konkurrencës nga maturantët e Stanford dhe Harvard.
“Shumica e njerëzve të zgjuar duan të fitojnë. Ne duam t’i bëjmë njerëzit e zgjuar të mësojnë se si të jetojnë si një njeri, si të kujdesen për të tjerët. Kur njerëzit e zgjuar mësojnë se si të kujdesen për të tjerët, si të kujdesen për të ardhmen, si të jenë njerëzorë, atëherë një kompani bëhet e ngrohtë, gjërat ecin pa probleme. Përndryshe, ju keni një grup gangsterësh,” tha ai.
“Kjo është arsyeja pse besoj se kemi nevojë për njerëz dhe udhëheqës më të mençur,” vazhdoi Ma. “Një makineri e zgjuar do të jetë gjithmonë më e zgjuar se sa jeni ju, por një makineri nuk mund të jetë kurrë më e mençur. ”
“Makineritë nuk kanë zemër, makineritë kanë vetëm çipa. Pra, kjo është ajo që unë mendoj: qeniet njerëzore duhet të mësojnë gjithmonë të jenë të mençura.”
Miliarderi sugjeroi gjithashtu që sistemi arsimor të ndryshohet në mënyrë që fëmijët të mësohen se si të “humanë” në një epokë të inteligjencës artificiale.
Lexo edhe: Shërimi nëpërmjet tingujve: Trashëgimia e terapisë osmane
Ai i identifikoi aftësitë si muzika, vallëzimi, piktura dhe sportet si “shumë të rëndësishme”, pasi këto janë llojet e aktiviteteve artistike që përfshijnë zemrat e njerëzve.
Aftësi të tjera kryesore që ai tha se i konsideronte thelbësore ishin të menduarit e pavarur, inovacioni dhe krijimtaria.
“Kur të rinjtë mësojnë shumë rreth suksesit, ata mendojnë se lehtësisht mund të kenë sukses,” tha Ma. “Mësoni nga gabimet, mos i shmangni ato. Kur bëni gabime, dini si t’i përballoni, si t’i zgjidhni, si t’i sfidoni. Kjo quhet mençuri. Kjo është ajo që duhet t’u mësojmë fëmijëve tanë.”
“Ka shumë probleme, por ka gjithmonë zgjidhje. Ne duhet ta bëjmë këtë.”
Themeluesi i Alibaba shtoi se përqendrimi i tij ishte kryesisht tek të rinjtë. “Besojuni të rinjve. Unë u besoj të rinjve më shumë sesa kam besim tek të moshuarit, njerëzit e suksesshëm, sepse nuk ka një ekspert të së ardhmes, ka vetëm ekspertë të së djeshmes,” tha ai.
“Duke punuar me shumicën e njerëzve të suksesshëm, ata flasin vetëm për të djeshme. Ne po hyjmë në një shekull, në një botë, që është kaq e re. Kur jeni duke punuar me të rinjtë, ju jeni duke folur për të ardhmen.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.