Shqipëria hyn në tre destinacionet kryesore në trend të udhëtimit, sipas Mastercard - Business Magazine Albania

Shqipëria hyn në tre destinacionet kryesore në trend të udhëtimit, sipas Mastercard

Mastercard

Sektori i udhëtimeve në vitin 2024 po shënon rekorde, karakterizuar nga shpenzime të qëndrueshme konsumatore

Sektori i udhëtimeve në vitin 2024 po kalon kufijtë dhe po thyen rekorde. Sipas raportit të fundit global nga Mastercard Economics Institute (MEI) deri në mars 2024, shpenzimet e konsumatorit në mbarë tregun për udhëtime janë fuqizuar me rritje të konsiderueshme të trafikut të pasagjerëve. E publikuar sot, “Travel Trends 2024” ofron njohuri gjithëpërfshirëse mbi peizazhin në zhvillim të industrisë së udhëtimeve në 74 tregje, duke përfshirë Evropën.

Pavarësisht luhatjeve të kursit të këmbimit dhe niveleve të ndryshme të përballueshmërisë, dëshira për të udhëtuar mbetet më e fortë se kurrë. Në vitin 2024, sektori i udhëtimeve po lulëzon, me nëntë nga 10 ditët e fundit që vendosin rekord të shpenzimeve në industrinë globale të lundrimit dhe linjave ajrore që ndodhin këtë vit. Gjithashtu, udhëtarët evropianë po zgjasin udhëtimet e tyre me dy ditë shtesë në krahasim me periudhën para pandemisë.

Evropa është një destinacion kryesor për udhëtarët, duke tërhequr më shumë se 50% turistë ndërkombëtarë çdo vit, veçanërisht në verë. Nga plazhet mesdhetare te ecja Alpine dhe pushimet në qytet me ushqim, histori, kulturë dhe jetë nate të spikatur, Evropa është një pikë atraktive për udhëtimet verore. Sektori i udhëtimeve në Evropë po përfiton nga kërkesa e vazhdueshme për eksperienca nga konsumatorët në nivel global. Sipas Mastercard Economics Institute, konsumatorët po shijojnë fuqinë blerëse të rritur pasi inflacioni ka rënë nën rritjen e pagave në shumë vende, duke u përkthyer në shpenzime më të larta diskrecionale. Shpenzimet për përvoja, si pushimet verore, ka të ngjarë të mbeten të palëkundura.

Të gjitha tendencat e mesipërme e kanë bërë Shqipërinë të hyjë në tre destinacionet kryesore në trend, midis vendeve tradicionale që parapëlqehen të vizitohen siç janë Kroacia dhe Turqia.Mynihu renditet si destinacioni kryesor në trend për këtë verë (qershor-gusht 2024), pasi qyteti do të presë një ngjarje të madhe sportive globale në qershor, por pasohet nga Tirana, Nice (Francë), Korfuzi (Greqi) , dhe Stambolli (Turqi). Në vitin 2024, destinacionet ekonomike bregdetare të Shqipërisë, Kroacisë dhe Turqisë po regjistrojnë rritje ndër më të lartat të trafikut të fluturimeve. Turizmi në Shqipëri është rritur veçanërisht fuqishëm, ku numri i linjave të fluturimeve është dyfishuar që nga viti 2019 dhe prurjet e turistëve janë rritur nga 12 milionë në 2019 në 17 milionë në 2023, për shkak të kombinimit tërheqëse mes natyrës, klimës, çmimeve dhe kalendarit të eventeve/festivaleve.

Udhëtarët globalisht vazhdojnë t’u japin përparësi eksperiencave. Turistët kanë shpenzuar më shumë për jetën e natës dhe më pak për blerjet me pakicë, të cilat janë rimëkëmbur me një ritëm më të ngadaltë. Në seksionet e mëposhtme, shqyrtojmë aspekte të ndryshme se si shpenzojnë udhëtarët ndërsa janë në destinacionin e tyre. Shpenzimet për përvojat dhe jetën e natës përbëjnë 12% të shitjeve të turizmit – përqindja më e lartë në të paktën pesë vjet. Pjesa e shitjeve totale që i atribuohet shpenzimeve globale të turizmit për përvojat është 12% që nga marsi 2024, sipas Mastercard SpendingPulse™ Destinations – më e lartë se kurrë më parë.

Rreth Mastercard (NYSE: MA)  www.mastercard.com

Mastercard është një kompani globale teknologjike në industrinë e pagesave. Misioni ynë është të lidhim dhe fuqizojmë një ekonomi digjitale gjithëpërfshirëse prej të cilës përfitojnë të gjithë, kudo duke i bërë transaksionet të sigurta, të thjeshta, të zgjuara dhe të arritshme. Duke përdorur të dhëna dhe rrjete të sigurta, partneritete dhe pasion, risitë dhe zgjidhjet tona ndihmojnë individët, institucionet financiare, qeveritë dhe bizneset të arrijnë potencialin e tyre më të madh. Me lidhje në më shumë se 210 vende dhe territore, ne po ndërtojmë një botë të qëndrueshme që hap mundësi të paçmueshme për të gjithë.

Rreth Mastercard Economics Institute

Mastercard Economics Institute nisi në vitin 2020 për të analizuar tendencat makroekonomike përmes lenteve të konsumatorit. Një ekip ekonomistësh, analistësh dhe shkencëtarësh të të dhënave shfrytëzon njohuritë e Mastercard – duke përfshirë Mastercard SpendingPulse™ – dhe të dhëna të palëve të treta për të ofruar raportime të rregullta mbi çështjet ekonomike për klientët kryesorë, partnerët dhe politikëbërësit.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0