Samsung planifikon transformimin e "Bixby" me fuqinë e AI: Strategji e re për asistencën zanore - Business Magazine Albania

Samsung planifikon transformimin e “Bixby” me fuqinë e AI: Strategji e re për asistencën zanore

Samsung

Samsung po planifikon të shtojë teknologji gjenerative të Inteligjencës Artificiale në asistentin e saj zanor “Bixby”, ka deklaruar  një drejtues i lartë në kompani, pasi gjigandi koreano-jugor synon të përmirësojë teknologjinë e pajisjeve të tij.

“Bixby” u lançua në vitin 2017 me telefonin inteligjent Galaxy S8 të Samsung. Software-i ofronte një sërë funksionesh, duke përfshirë përkthime të drejtpërdrejta ose rekomandime për restorante. Por, asistentët zanorë zakonisht kanë qenë më pak bisedues dhe janë mbështetur tek përdoruesit që bëjnë pyetje dhe marrin përgjigje.

Chatbot-ët tani janë më të avancuar dhe në gjendje të trajtojnë pyetje shumë më komplekse, pas shfaqjes së ChatGPT të OpenAI dhe rivalëve të tij. Këto chatbot të epokës së re janë një shembull i Inteligjencës Artificiale Gjeneruese, e cila i lejon përdoruesit të bëjnë një pyetje dhe do të gjenerojnë një përgjigje në formën e tekstit, një fotografie tani më edhe video.

“Bixby” i Samsung është në të gjithë pajisjet e kompanisë, nga telefonat inteligjentë dhe orët inteligjente deri tek pajisjet e saj. Firma e sheh atë si një mjet kyç për përdoruesit për të kontrolluar pajisjet në shtëpinë e tyre.

Deri më tani, “Bixby” nuk ka pasur aftësitë e ChatGPT. Ashtu si shumë prodhues të smartfonëve, Samsung po kërkon të mbushë pajisjet e tij me veçori më të avancuara të AI. Kompania gjithashtu lançoi veçori të reja me Galaxy AI, së bashku me serinë e saj më të fundit të telefonave inteligjentë S24. Kjo përfshin një opsion që i lejon përdoruesit të rrethojnë diçka në ekranet e tyre dhe ta kërkojnë atë në Google, pa pasur nevojë të ndërrojnë aplikacionet.

Por, tanimë gjiganti i teknologjisë po kërkon të përforcojë Inteligjencën Artificiale të tij me “Bixby”.

“Pra, Bixby ka qenë një asistent zanor kyç për Samsung jo vetëm për pajisjet celulare, por edhe për televizorët dhe pajisjet dixhitale që ekzistojnë në ekosistemin e Samsung. Ka qenë asistenti kryesor i zërit deri më tani”, deklaroi Won-joon Choi, nënkryetar ekzekutiv në biznesin celular të Samsung.

“Me shfaqjen e teknologjisë gjeneruese AI dhe LLM, unë besoj se ne duhet të ripërcaktojmë rolin e “Bixby”, në mënyrë që “Bixby” të mund të pajiset me AI gjeneruese dhe të bëhet më i zgjuar në të ardhmen. Shtimi i kësaj do të mundësojë një bisedë më të natyrshme dhe për të krijuar një ndërfaqe që mbështet produktet Samsung në ekosistemin tonë”, shtoi Choi.

Choi nuk dha një afat kohor se kur “Bixby” mund të marrë veçori gjeneruese të AI, por tha se Samsung po punon shumë për t’i ofruar ato.

Përqendrimi i Samsung në teknologji vjen në një kohë kur investitorët po shqyrtojnë me kujdes se çfarë do të japë Apple kur bëhet fjalë për AI gjeneruese. Apple njoftoi se do të mbajë konferencën e saj vjetore të zhvilluesve, WWDC, në qershor, kur kompania pritet kryesisht të flasë për disa veçori të AI në produktet e saj.

cnbc.com

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.



Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0