Rrezik masiv nga fushatat e dezinformimit - Business Magazine Albania

Rrezik masiv nga fushatat e dezinformimit

Këtë vit zhvillohen zgjedhje në shumë vende të botës, mes të cilave edhe zgjedhjet për Parlamentin Evropian, në muajin qershor.

Çështja është megjithatë, që edhe brenda vetë Bashkimit Europian ka politikanë të cilët nuk druhen të përhapin dezinformata. Ekip i ngarkuar me detyrën e luftimit të dezinformatave nga shërbimi diplomatik i BE-së, European Union External Action Service, EEAS, që tani ka gjurmuar 750 raste gjatë të cilave aktorë të huaj kanë përhapur me qëllim dezinformata.

Pjesa më e madhe e informacioneve të sajuara vijnë nga Rusia, e cila “përpiqet të justifikojë luftën kundër Ukrainës”, siç thonë autorët e raportit. Ndërkohë, pjesa më e madhe e informacioneve të sajuara drejtohet kundër Ukrainës, pasuar nga informacione të sajuara kundër Shteteve të Bashkuara, Gjermanisë dhe Polonisë. Gati 150 institucione, përfshirë edhe BE, NATO dhe kompani mediatike preken prej këtyre informacioneve të sajuara.

Kreu i diplomacisë së bllokut, Josep Borrell e cilësoi këtë problem si një nga rreziqet më të mëdha për çështjet e sigurisë të epokës sonë. “Nuk kemi të bëjmë me një bombë, që shpërthen dhe vret njerëz, por me një helm, që sulmon trurin,” paralajmëroi ai. Përhapje informacionesh të sajuara ka pasur gjithnjë, pranon Borrell. “Por tani ne jemi shumë më vulnerabël, sepse informacione të tilla përhapen me shpejtësinë e dritës”, ndërsa kujtoi se 50 përqind e popullsisë së rritur të botës është thirrur këtë vit të marrë pjesë në zgjedhjet që zhvillohen në 60 vende të ndryshme dhe shumë prej tyre, sipas tij, janë objektiva sulmesh “të aktorëve të huaj keqdashës”.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0