Albanian International School: "Dream Bigger, Learn Better, Shine Brighter!" - Business Magazine Albania

Albanian International School: “Dream Bigger, Learn Better, Shine Brighter!”

Albanian International School është e përkushtuar në sigurimin e suksesit akademik të çdo fëmije. Shprehje  të ngjashme me këtë përsëriten në çdo sistem shkollor  rreth globit në shkallë të ndryshme autenticiteti. Në AIS, përkushtimi është i sinqertë. Shkolla operon si një institucion laik, duke përfshirë nga Kopshti (3 vjeç) deri në klasën e 9-të. Përvjetori i 10-të u festua në vjeshtë të vitit 2022.

Albanian International School është e akredituar nga Western Association of Schools and Colleges (WASC). AIS vëren me krenari se të diplomuarit e saj aktualisht po shkëlqejnë në disa nga shkollat ​​dhe universitetet më prestigjioze në mbarë botën. Arritjet e jashtëzakonshme janë rezultat i përkushtimit të vazhdueshëm të stafit për mirëqenien akademike, shoqërore dhe emocionale të çdo fëmije. Takimet mujore mes prindërve dhe mësuesve mbahen në AIS për të mbajtur prindërit të informuar rreth progresit qe nxënësi ka patur në lëndët bazë si dhe në art, muzikë e sport.

Shkolla përdor Alma- System, një softuer fuqizues për sistemin e informacionit të studentëve, që nxit komunikim të vazhdueshëm mes studentëve, prindërve dhe edukatorëve. Me një raport të shkëlqyer nxënës- mësues, të gjithë femijët marrin vëmendjen e individualizuar që u takon. Nxënësit që zgjedhin të studiojnë në AIS marrin një vlerësim fillestar për të siguruar vendin e tyre dhe për t’i ndihmuar me identifikimin e pikave të tyre të forta dhe me fushat që ata kanë nevojë për përmirësim. Nëse nxënësit e rinj nuk kanë njohuri të mjaftueshme të gjuhës angleze, atëherë ata caktohen në klasa intensive të gjuhës angleze duke përdorur metodologjitë dhe materialet më të fundit.

Lexo edhe:Flet letonezja e cila hapi shkollën shqipe në Londër. Çfarë e shtyu?

Përveç nxitjes së arritjeve akademike, nxënësve të AIS u jepen mundësi të shumta për të zhvilluar aftësitë e tyre udhëheqëse, për t’u bërë qytetarë globalë dhe studiues pergjatë gjithë jetes. Programi në AIS kërkon një staf profesional, inovativ dhe të përkushtuar. Shkolla krenohet që ka mësues të jashtëzakonshëm në çdo nivel arsimor.  Ata japin mësim sipas standardeve bazë të Common Core USA dhe efikasiteti i tyre vlerësohet tre herë në vit kur shkolla administronë një test të standardizuar nga një palë e tretë, (testi MAP NWEA) për të matur rritjen e nxënësve. Rezultatet e marra përmes testit MAP jo vetëm që konfirmojnë se sa mirë po ecin nxënësit, por gjithashtu identifikojnë fushat ku diferencimi mund të jetë i nevojshëm për të plotësuar çdo boshllëk mësimor.


Në 10 vitet e fundit, AIS ka luajtur një rol të rëndësishëm në edukimin e një grupi të rinjsh entuziastë dhe akademikisht të fortë, duke i përgatitur ata për të përballuar sfidat e viteve që do të vijnë. Ndërsa shkolla hyn në dekadën e saj të dytë, angazhimi mbetet po aq i fortë se kurrë për t’u ofruar studentëve të AIS një arsimim të shkëlqyer.

Ju mund të klikoni këtu, për më shumë informacione apo kuriozitete rreth Albanian International School.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0