Me akses në informacion të pakufizuar, fuqi superiore përpunuese, aftësi të shpejta të të mësuarit dhe pa kufizime emocionale, inteligjenca artificiale së shpejti do të tejkalojë aftësinë njerëzore në shumë fusha të udhëheqjes. Një studim nga HBR për të cilin janë anketuar më shumë se 600 punonjës në industri të shumta, tregon se punonjësit tashmë kanë më shumë besim në AI sesa në shefat e tyre njerëzorë në fusha të caktuara të udhëheqjes.
Por, vetëm për shkak se AI mund të zotërojë shumë procese komplekse në punë, nuk do të thotë se liderët janë në rrezik të zëvendësohen. Njerëzit duan të udhëhiqen nga njerëz të tjerë, edhe nëse njerëzimi vjen me të meta dhe rrëmujë.
Shkurtimisht, është zbuluar se sa më njerëzor të jeni në udhëheqjen tuaj, aq më të mira janë rezultatet për ekipet tuaja, organizatën tuaj dhe veten tuaj. Udhëheqësit e suksesshëm sot duhet të kuptojnë dhe të shfrytëzojnë përfitimet e AI. Në të njëjtën kohë, ata duhet të përqafojnë më thellë cilësitë e tyre unike njerëzore.
Lexo: Mësimi që na jep CEO i Boeing është i vlefshëm për çdo lider
Më i shpejtë, më i saktë, më pak i njëanshëm, më konsistent
Janë intervistuar punonjësit për të kuptuar se si do të ndiheshin për integrimin e AI në udhëheqje. Siç tha një punonjës nga një firmë konsulence globale, “Në karrierën time, kam pasur shpesh drejtues me përvojë që nuk e kuptonin fushën time të ekspertizës dhe ishin të fokusuar kryesisht në avancimin e tyre. Në shumë raste, mendoj se do të kisha qenë më mirë me një robot të AI që mund të ishte i saktë, i paanshëm dhe i zgjuar në mënyrën se si të më zhvillonte dhe të drejtonte punën time.”
AI mund të analizojë sasi të mëdha të dhënash dhe të identifikojë modelet më saktë se çdo qenie njerëzore. Me AI, ju mund të zvogëloni ose eliminoni ndikimin e gjendjes mendore, sfondit dhe marrëdhënieve/pozicionit/perspektivës personale të një lideri, gjë që e pozicionon AI të shkëlqejë në fushat e strategjisë dhe vendimmarrjes. Në studim, janë gjetur nivele të larta besimi në AI kur bëhet fjalë për strategjinë dhe vendimmarrjen. Veçanërisht, 65% e të anketuarve ishin “disi” deri “plotësisht” të sigurt në aftësinë e AI për të zhvilluar një strategji.
Interesante dhe ndoshta befasuese, 45% e të anketuarve treguan se janë “disi” deri “jashtëzakonisht” të kënaqur duke marrë reagime të performancës të drejtuar nga AI, për sa kohë që janë pozitive. Ndoshta kjo është për shkak se AI mund t’u ofrojë punonjësve reagime më të personalizuara dhe në kohë reale për performancën e tyre. AI mund të analizojë pikat e forta dhe fushat e përmirësimit të një punonjësi dhe të ofrojë udhëzime, trajnime ose burime të tjera për t’i ndihmuar ata të rriten.
Por, këto përfitime, dhe përfitimet e ardhshme që do të vijnë me përparimin e AI, nuk duhet t’i bëjnë udhëheqësit të kenë frikë nga zëvendësimi. Siç tregon edhe studimi, punonjësit duan të udhëhiqen nga një njeri, jo nga teknologjia.
I papërsosur, por autentik
Për aq sa AI ka potencialin për të qenë një mbështetje e madhe për liderët, ajo ka kufizimet e saj. Megjithëse ne shpesh mendojmë për punën si të organizuar në mënyrë ideale, profesionale dhe të kalibruar, në realitet, puna është plot me dinamika të çrregullta, pasiguri, axhenda personale dhe shpresa. Pse? Sepse ne të gjithë jemi thjesht njerëz që paraqitemi në punë. Dhe pikërisht në këto fusha njerëzore, AI ka kufizimet e saj më të mëdha. Studimi zbuloi se njerëzit kanë besim të kufizuar se AI mund ta kuptojë sjelljen njerëzore në punë më mirë se drejtuesit njerëzorë (57% nuk kanë besim dhe 22% janë neutralë). Për më tepër, 60% e të anketuarve janë të shqetësuar për mundësinë e AI të analizojë dhe të përdorë emocionet e punonjësve për vendime.
Sa më sipër mbështetet nga kërkimet akademike, të cilat zbulojnë se punonjësit kanë mosbesim dhe parehati me AI kur bëhet fjalë për çështje personale. Njerëzit shqetësohen se si AI mund të keqpërdori të dhënat personale, duke çuar në ndjenjat e cënueshmërisë. Shumë njerëz kanë frikë nga diskriminimi nëse AI miraton strategji paragjykuese dhe trajton padrejtësisht grupe të caktuara. Të tjerë kanë frikë për mungesën e transparencës dhe “kutisë së zezë” në të cilën ndodhin vendimet e AI, duke hapur pasiguri se si gjenerohen rekomandimet. Njerëzit kanë gjithashtu përgjegjësinë për të shmangur këto dështime të menaxhimit.
Në vend që të shqetësohen për këtë rezistencë, drejtuesit duhet ta përdorin këtë reagim nga punonjësit si një tregues se ku duhet të kalojnë kohën e tyre në pjesët njerëzore, emocionale të punës që kërkojnë kujdes, transparencë dhe biseda të guximshme.
Lexo edhe:Globalizimi Strategjik: Pozicionimi i Biznesit Tuaj Drejt Suksesit
Si të përqafoni AI ndërsa vlerësoni cilësitë njerëzore
Në të ardhmen tonë të mundësuar nga AI, udhëheqësit që përdorin AI do të kenë një avantazh të veçantë në produktivitet, efikasitet dhe vendimmarrje. Në të njëjtën kohë, liderët që shfaqin lidership më të përqendruar te njeriu do të shkëlqejnë në tërheqjen, mbajtjen, zhvillimin dhe motivimin e talenteve të larta. Si e kuptoni nëse duhet të përdorni AI ose të sillni cilësitë tuaja njerëzore në një situatë, ose të përdorni një kombinim të këtyre burimeve? Bëjini vetes këto dy pyetje:
A mbështetet situata në njohuri, mendim racional ose analizë?
A kërkon situata cilësi sociale, emocionale apo ndërpersonale?
Konsideroni matricën më poshtë që tregon se kur liderët duhet të përdorin AI dhe kur duhet të përqendrohen në cilësitë më të mira të tyre njerëzore.
Në të njëjtën kohë, punonjësit ende duan dhe vlerësojnë liderët me në qendër njeriun, pavarësisht mangësive dhe pikave të verbëra që vijnë së bashku me të. Liderët që thellojnë aftësinë e tyre për të udhëhequr me njerëzimin do të fitojnë në tërheqjen, mbajtjen, zhvillimin dhe motivimin e talenteve të larta. Kjo do të kërkojë nga ne që të shfrytëzojmë cilësitë njerëzore të dallueshme si vetëdija, dhembshuria dhe mençuria. Për të gjithë ne, kjo është një mundësi e mahnitshme: një mundësi për të qenë më autentikë, më të lidhur, më njerëzorë.
Si përfundim, mjafton të jeni një lider i paanshëm, konsistent, autentik, por mbi të gjitha, më njerëzor, nuk ka asnjë inteligjencë që mund të rrezikojë vendin tuaj në kompani!
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.