Fjalët e urta, vijnë nga përvoja të rëndësishme të njerëve apo shoqërive. Ato na ndihmojnë shpesh për të reflektuar rreth situatave tona të mundshme. Më poshtë ju sjellim disa thënie frymëzuese për të nisur një javë të mbarë
“Një burrë nuk duhet të neglizhojë kurrë familjen e tij për biznesin.”
— Walt Disney
“Në vend që të pyesni veten se kur janë pushimet tuaja të ardhshme, ju duhet të krijoni një jetë nga e cila nuk keni nevojë të arratiseni.”
— Seth Godin
“Mos thoni se nuk keni kohë të mjaftueshme. Ju keni saktësisht të njëjtin numër orëve në ditë që kanë pasur Helen Keller, Pasteur, Michelangelo, Nënë Tereza, Leonardo da Vinci, Thomas Jefferson dhe Albert Einstein.”
— H. Jackson Brown Jr.
“Dikush më tha një herë se ‘koha’ është një grabitqar që na përndjek gjithë jetën. Por më tepër besoj se koha është një shoqëruese që vjen me ne në udhëtim dhe na kujton të vlerësojmë çdo moment, sepse nuk do të kthehet më kurrë.”
— Jean-Luc Picard
“Nuk është më i forti nga speciet ai që mbijeton, as më inteligjenti, por ai që u përgjigjet më shumë ndryshimeve.”
— Çarls Darvini
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.