5 këshilla për të krijuar një ide biznesi fituese - Business Magazine Albania

5 këshilla për të krijuar një ide biznesi fituese

5 këshilla për të krijuar një ide biznesi fituese

Të kesh një ide të shkëlqyer është vetëm një nga hapat në krijimin e një produkti të suksesshëm. Ndër të tjera nga thjesht një ide deri në shëndrrimin e saj në një produkt konkret kërkon qindra orë punë, mbështetjen e një ekipi të shkëlqyer dhe mbështetje financiare nga investitor të besueshëm. Në këtë artikull gjeni pesë këshillat e themeluesit të ButterflyMX për sipërmarrësit aspirues që të paraqesin në mënyrë efektive idetë e tyre të biznesit dhe të kenë prezantimin më bindës në sallë.

1. Gjeni një histori bindëse
Kur përgatiteni për planin tuaj, objektivi juaj i parë është të siguroheni që ideja të jetë aq e qartë dhe bindëse sa investitorët të besojnë në potencialin e saj për t’u përmirësuar. Një nga taktikat që mund të përdorni është influencimi i emocioneve të njerëzve. Sa më shumë që dikush ndjen një lidhje emocionale me një koncept, aq më i nxitur do të jetë të interesohet për të dhe të doj versionin e konkretozuar të asaj ideje.  Një taktikë tjetër që mund të përdorni për ta bërë prezantimin tuaj është të vizatoni një pamje se si funksionon duke përdorur një pitch deck. Sa më qartë ta shpjegoni idenë tuaj, aq më të larta do të jenë gjasat që investitorët ta konsiderojnë atë si një mundësi për të investuar në të.

Lexo edhe: Jeni kuriozë të mësoni disa truke sesi të përmirësoni aftësitë tuaja të shitjes?

2. Njihni audiencën tuaj
Njohja se kush është audienca juaj do t’ju ndihmojë në më shumë mënyra sesa thjesht të vini në realitet idenë tuaj – ajo do t’i japë biznesit tuaj më shumë thellësi. Për shembull, të kuptuarit e audiencës tuaj dhe demografisë së tyre do t’ju bëjë më të informuar kur bëhet fjalë për të përshkruar idenë gjatë prezantimit tuaj duke theksuar qartë se kë dëshironi të synoni për klientel ndaj produktit tuaj. Për më tepër, detajimi se kujt po synoni t’i tregtoni do t’i ndihmojë investitorët të parashikojnë ndikimin e idesë suaj, duke u lidhur përsëri me emocionet e tyre dhe duke i nxitur ata të mbështesin planin tuaj. Pasi të keni krijuar një koncept fitues për të cilin jeni krenarë, është e rëndësishme të shpjegoni pse e keni ideuar krijimin e produktit tuaj dhe si do të bëjë ndryshim. Investitorët janë të interesuar të dinë se çfarë problemesh zgjidh produkti juaj. Mënyra më e mirë për të ruajtur fokusin dhe ritmin e punës efikase gjatë një ndërmarrjeje është të fokusoheni në problemet që keni vendosur të zgjidhni. Shpjegoni nevojat e paplotësuara që keni vërejtur në treg dhe si ideja juaj i adreson ato.

3. Jini një zgjidhës i problemeve
Pra, ju keni krijuar një koncept fitues për të cilin jeni krenar. Kjo është një fillim i shkëlqyer, por investitorët duan të dinë pse e krijuat produktin tuaj dhe si besoni se do të bëjë një ndryshim. Për shembull, një nga problemet që vendosa të zgjidh kur krijova ButterflyMX ishte qasja e vështirë në ndërtesa dhe paketat e humbura. Para se të dija se çfarë ishte produkti im, dija se doja ta bëja qasjen në ndërtesa më të lehtë për banorët dhe të reduktoja paketat e humbura ose të pazbërthyeshme. Duke thënë këtë, mënyra më e mirë për të ruajtur vrullin tuaj gjatë një prezantimi është të kaloni kohë mbi problemet që keni vendosur të zgjidhni kur keni ardhur me idetë tuaja. Shpjegoni pikat e dhimbjes që keni vërejtur dhe si ideja juaj i zgjidh ato probleme të caktuara.

4. Sillni shifra

Një model metrike që do t’ju ndihmojë më shumë është S.M.A.R.T: Sigurohuni që të dhënat tuaja të jenë specifike, që do të thotë se ato nuk duhet të jenë të paqarta ose të shpërndara. Ato janë të rëndësishme dhe supozohet të ndihmojnë investitorët të kuptojnë produktin tuaj pa shtuar informacion të panevojshëm. Të dhënat e matshme janë ato që kuptohen nga të gjithë kështu që ato duhet të jenë objektive dhe sasiore. Investitorët do ta marrin seriozisht prezantimin tuaj veçanërisht nëse vlerat numerike të projektit tuaj janë të besueshme dhe të arritshme. Gjithashtu prezantimi juaj duhet të përfshijë një afat kohor realist në të cilën mund të arrihet. Kjo mund të përfshijë gjithashtu një përmbledhje të disa fazave të arritshme.

5.Bëni një mbyllje dinjitoze

Pasi të keni krijuar një pamje tërheqëse për prezantimin tuaj dhe një prezantim rigoroz; kini parasysh që ta mbyllni seancën e prezantimit në mënyrë energjike. Një mënyrë e shkëlqyeshme për ta përmbyllur në mënyrë energjike prezantimin tuaj është të përfundoni me një thirrje për veprim që do t’i nxisë investitorët tuaj të bëjnë diçka të zbatueshme. Së pari, përmblidhni prezantimin tuaj në mënyrë shkurt në mënyrë që ideja e plotë të jetë e rifreskuar në mendjen e tyre. Më pas, tregoni qartë se çfarë veprimi prisni nga investitorët, si financimi, mbështetja ose këshilla. Së fundi, përshkruani se si e planifikoni vazhdimësinë me mbështetjen e tyre dhe si do t’i përdorni kontributet e tyre.

Mbani në mend se suksesi në një fushë biznesi nuk është një akt rastësie – është kulmi i praktikës, njohurive dhe përkushtimit. Për më tepër, besimi në fuqinë e idesë suaj e bën më të lehtë për të tjerët të imagjinojnë një botë me produktin tuaj në të.

Enterpreneur

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0