Edit Shkreli, me origjinë shqiptare, do të shërbejë për herë të parë si gjyqtare në Gjykatën Civile të New York. Edit Shkreli u betua më 8 nëntor në një ceremoni, ku morën pjesë drejtues të gjyqësorit të shtetit të New York-ut, senatorë dhe Ambasadori i Kosovës në SHBA.
I pranishëm në betimin e gjyqtares, ishte edhe ish-drejtori i Policisë së Shtetit, Gledis Nano. Nano publikoi edhe disa foto krah Editës, ku shkruan se ka pranuar me kënaqësi ftesën e mikes së hershme të familjes së tij për të qenë pranë saj në ditën e betimit.
Lexo edhe:“Forbes”, e rendit Sarandën mes 20 destinacioneve ideale për festat e fundvitit
Në vitin 2011, ajo përfundoi studimet e avokaturës tek New York Law School, duke u diplomuar juris doctor, cum laude. Mbas pak muajsh, ka kaluar me herë të parë një nga provimet më të vështira të licencimit, provimin e Shtetit të New York-ut (“bar exam”).
Edita ka më shumë se tetë (vite që punon pranë Gjykatave të Bronx-it dhe të White Plains me çështje komerciale, divorci, etj. Ajo zotëron njohuri të larta juridike që së bashku me eksperiencat e saja e bëjnë atë të kualifikuar për të marrë vendime të drejta për komunitetin tonë.
Gjithashtu ajo është pedagoge e përkushtuar në mësimdhënie, të cilën e ushtron tek New York Law School që në vitin 2019.
Edita jep kontributin e saj si anëtare pranë Bronx Community Board # 11 si dhe anëtare e bordi-t të organizatave jofitimprurëse, Neighborhood Initiatives Development Inc. dhe Albanian-American Educators Association.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto