Sfidat e brandimit në Shqipëri. Cilat janë tendencat globale dhe lokale - Business Magazine Albania

Sfidat e brandimit në Shqipëri. Cilat janë tendencat globale dhe lokale

Branding në vitet e fundit është bërë buzzword edhe në Shqipëri. E sheh të përdorur ngado, shpeshherë të keqpërdorur, për të shpjeguar diçka tjetër. Ngatërrohet me fjalët marketing, PR, Identitet Vizul, apo edhe thjesht një logo.

Intervistë me Henrik Lezi.

Çfarë është në të vërtetë branding?

Do ta përkufizoja si “Diferencim i qëllimshëm”. Një proces ku ndërtohet një pikëpamje rreth një konstrukti të caktuar. Këtë konstrukt më pas, fillojmë dhe e mbushim me një kuptim përmes gjuhës, figurave, simboleve, ngjyrave, etj, duke bërë të mundur që tjetri ta kuptojë sa më mirë atë që duam të themi.  

E thënë kështu, ky proces është i vjetër sa vetë njerëzimi, pasi në një mënyrë është manifestim i shpirtit njerëzor. Megjithatë, në kuptimin e sotëm të pranuar gjerësisht, ky proces i ka fillimet e veta me fillimet e Revolucionit Industrial, konsumizmit, prodhimit në masë. Pra, është një proces me karakter të thellë komercial, i lindur, rritur dhe evoluar në një kontekst krejtësisht kapitalist. Nuk është rastësi që markat më të mëdha në botë si Apple, Google, Coca-Cola etj., janë marka më karakter komercial. 

Përse branding është i rëndësishëm? Përse ky zgjim interesi vitet e fundit?

Kjo është një pyetje shumë e bukur dhe pak e vështirë për të marrë një përgjigje të plotë, por rendisim tre faktorë: 

Rritja e popullsisë botërore. Bota sot është shumë me ndryshe nga disa dekada më parë. Nentorin e kaluar, arritëm në 8 miliardë njerëz që popullojnë planetin dhe parashikimet janë që të mbërrijmë 10 miliardë në 2050.

Kjo do të thotë më shumë treg e potencial për markat, ashtu sikurse edhe konkurrencë më e madhe.  

Artikulli u publikua më parë në faqen 10 të numrit 33 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të abonoheni dhe të Shfletoni Këtu nr. 33 të saj.

Për të lexuar artikullin e plotë abonohu në një nga paketat tona.
Kliko këtu për t'u abonuar.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0