Bëhu pjesë e Rrugëtimit të Gjelbër! BE-ja në Shqipëri nis një fushatë të re ndërgjegjësuese për mbështetjen e BE-së në trajtimin e sfidave mjedisore të vendit - Business Magazine Albania

Bëhu pjesë e Rrugëtimit të Gjelbër! BE-ja në Shqipëri nis një fushatë të re ndërgjegjësuese për mbështetjen e BE-së në trajtimin e sfidave mjedisore të vendit

Delegacioni i BE-së në Shqipëri nis një fushatë të re që do të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve shqiptarë, politikëbërësve, shoqërisë civile, bizneseve dhe aktorëve të tjerë rreth çështjeve mjedisore që prekin vendin. Fushata e Gjelbër e BE-së i fton të gjithë të ndërmarrin hapa konkretë dhe t’i bashkohen Rrugës së Gjelbër. Një thirrje për ndërmarrjen e një sërë masash, që shtrihen nga zgjedhjet individuale deri te iniciativat dhe politikat publike, me qëllim ruajtjen e mjedisit sipas standardeve evropiane.

Dita e pastrimit të lumit në Bashkinë e Kurbinit të shtunën, më 18 nëntor, do të shënojë nisjen e kësaj fushate. Shtetet Anëtare të BE-së, zbatuesit dhe përfituesit e projekteve të financuara nga BE-ja, shoqëria civile, komuniteti lokal, organizatat ndërkombëtare, studentët dhe përfaqësuesit e medias janë të ftuar të bëhen pjesë e një aktiviteti pastrimi për një ditë të plotë. Vendi ku do të bëhet pastrimi është pika e bashkimit të lumenjve Fan dhe Mat, duke sjellë mbetjet nga fshatrat dhe zonat urbane përreth. Dita do të vazhdojë me një diskutim të hapur që do të sjellë së bashku aktorë të ndryshëm për të diskutuar strategjitë për reduktimin e përdorimit të plastikës, gjenerimit të mbetjeve dhe ndotjes me temën “Ndërtimi i një të ardhmeje të qëndrueshme mjedisore”. Dita do të mbyllet me një koncert live në qendër të qytetit të Laçit, në orën 17:00, duke nisur kështu debatet, diskutimet e hapura dhe aktivizmin mjedisor prej disa javësh.

Axhendën e Ditës së Pastrimit të Lumit mund ta gjeni këtu.

Nën moton, “Bëhu pjesë e rrugëtimit të gjelbër, Evropa është këtu!”, kjo fushatë do të synojë jo vetëm të rrisë ndërgjegjësimin e shqiptarëve për ndikimin që ka aktiviteti i tyre në mjedis, por edhe të nxjerrë në pah sesi po e ndihmon BE-ja vendin në mbrojtjen e biodiversitetit dhe në luftën ndaj degradimit të mjedisit. Fushata e Gjelbër do t’i shpjegojë publikut, politikëbërësve dhe bizneseve se çfarë do të thotë që Shqipëria të bëhet pjesë e “Marrëveshjes së Gjelbër Evropiane”, si pjesë e procesit të integrimit të vendit në BE. Marrëveshja e Gjelbër Evropiane synon të transformojë BE-në dhe shtetet e saj të ardhshme anëtare në një ekonomi moderne që i përdor me efiçencë burimet, duke siguruar emetime neto zero të gazeve serrë deri në vitin 2050 dhe duke e shkëputur rritjen e tyre ekonomike nga përdorimi i burimeve.

Duke qenë se Shqipëria po ecën përpara në procesin e anëtarësimit në BE, është shumë e rëndësishme që ajo të harmonizojë politikat, ligjet dhe iniciativat e saj me legjislacionin e BE-së në fusha vendimtare si menaxhimi i ujit, biodiversiteti, energjia e gjelbër dhe e rinovueshme, cilësia e ajrit dhe lufta ndaj ndryshimeve klimatike. Përmes tryezave të rrumbullakëta me aktorë të mirëinformuar, diskutimeve të hapura me komunitetet lokale, klubeve të librave, shfaqjeve të filmave dhe udhëtimeve, do të diskutojmë mbi zgjidhjet e gjelbra duke demonstruar një partneritet edhe më të madh mes BE-Shqipëri në këto fusha.

Fushata e Gjelbër do të prezantojë disa programe të reja të financuara nga BE-ja me një vlerë prej 44 milionë eurosh:

BE-ja për Natyrën: një projekt prej 6 milionë eurosh që do të rrisë mbrojtjen e biodiversitetit në zonat e mbrojtura dhe do të përgatisë më tej zonat e mbrojtura të Shqipërisë për t’u bashkuar me rrjetin Natura 2000 të BE-së. Për më shumë, vizitoni:

BE për Natyrën (për të mbështetur Shqipërinë në arritjen e standardeve Natura2000 dhe për mbrojtjen e biodiversitetit në Zonat e Mbrojtura) – Projektet e BE-së në Shqipëri

BE-ja për Ekonominë Qarkulluese: një projekt prej 30 milionë eurosh për përmirësimin e menaxhimit të mbetjeve, duke përfshirë riciklimin, dhe për përmirësimin e ekonomisë qarkulluese në Shqipëri. Për më shumë, vizitoni:

BE-ja për ekonominë qarkulluese dhe rritjen e gjelbër – Infrastruktura e mbetjeve në Shqipëri – Projektet e BE-së në Shqipëri

dhe

BE-ja për ekonominë qarkulluese dhe rritjen e gjelbër – mbështetje për tranzicionin e Shqipërisë drejt një ekonomie qarkulluese – Projektet e BE-së në Shqipëri

BE-ja për Lumenjtë: një projekt prej 7.5 milionë eurosh për mbështetjen e menaxhimit të integruar të ujit dhe reduktimin e ndotjes së ujërave të zeza në Shqipëri. Për më shumë, vizitoni:

EU4Rivers – Projektet e BE-së në Shqipëri

Në përputhje me qëllimin e saj për të rritur ndërgjegjësimin e popullit shqiptar për mënyrën se si veprimet e tyre të përditshme ndikojnë në jetën e tyre dhe të brezave të ardhshëm, fushata do të angazhojë edhe audiencat më të reja në moshë në një konkurs kombëtar. Konkursi , i cili do të zhvillohet kryesisht në rrjetet sociale, do të festojë dhe do të shpërblejë individët që kanë përqafuar dhe zbatuar në mënyrë krijuese zakone të përditshme miqësore ndaj mjedisit në jetën e tyre.

Për më shumë informacion rreth fushatës dhe asistencës që Delegacioni i BE-së i jep Shqipërisë, mos hezitoni të na kontaktoni në: delegation-albania@eeas.europa.eu

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0