Tirana e mbushur me turistë - Business Magazine Albania

Tirana e mbushur me turistë

Kryeqyteti shqiptar këto ditë është i tejmbushur nga turistët e huaj, të cilët e kanë kthyer Shqipërinë në destinacionin kryesor turistik të Ballkanit për vitin 2023.

Ajo që më pëlqen më shumë është gëzimi që reflektojnë njerëzit këtu. Që të gjithë janë shumë të mirë. Vajza ime ka punuar këtu një vit në Kishë. Ajo e kishte ëndërr të kthehej në Shqipëri dhe erdhëm. Vajza më tha se pas 10 vitesh Shqipëria ka ndryshuar shumë. Ishim në Ksamil dhe ishte shumë bukur. Sa më shumë turistë të vijnë, aq më mirë është  për vendin tuaj, sepse ka edhe punë,” shprehet një turiste.

Vij nga SHBA. Është hera e parë këtu në Shqipëri dhe më pëlqen shumë historia dhe kultura e vendit,” thotë një tjetër turist.

Sot është dita e parë këtu. Deri tani duket bukur,” shton një turiste franceze.

Është hera ime e parë në Shqipëri. Tirana më duket qytet shumë i këndshëm,” thotë një turiste nga Brazili

Grupe të ndryshme turistësh i sheh tek vizitojnë zonat historike e kulturore të Tiranës.

E veçanta është se mes tyre ka grupmosha të rinjsh.

Natyra e bukur, historia, kultura dhe, pa dyshim, ushqimi është ajo çka i grish turistët të vijnë në Shqipëri.

Nga janari kanë hyrë 5.1 milionë vizitorë, nga të cilët 1.7 milionë vetëm në muajin korrik.

Viti 2023 pritet të mbyllet me 9 milionë vizitorë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0