Si të shkruani një përgjigje automatike efektive kur jeni me pushime

Si të shkruani një përgjigje automatike efektive kur jeni me pushime

Si të shkruani një përgjigje automatike efektive kur jeni me pushime

Është e zakonshme të shkruani në një mënyrë të caktuar përgjigjen automatike të emailit, kur jeni me pushime, por kjo mund t’ju shkaktojë probleme të panevojshme kur të ktheheni.

Nëse jeni me pushime këtë verë, një nga detyrat e fundit, përpara se të niseni për pushime, do të jetë vendosja e një përgjigjeje automatike jashtë zyrës për adresën e mesazheve elektronike.

Është një detyrë e thjeshtë, por e rëndësishme, që shumë prej nesh e ngatërrojnë gjatë gjithë kohës.

 

Gabimi i parë është të mos vendosni një përgjigje automatike

“Sigurisht, është e lehtë të harrosh, kur pret me padurim të nisesh me pushime,” tha Angela Karachristos, trajnere karriere që ka punuar në burimet njerëzore. “Duke mos e bërë këtë, mund të dëmtohet potencialisht besueshmëria juaj si koleg i përgjegjshëm dhe i dobishëm.”

Por, pasi të keni formuluar tekstin, gjithsesi duhet të merrni mesazhet e duhura, për të shmangur dhimbje koke më të mëdha pas kthimit.

Kjo është pjesa, ku shumë prej nesh bëjnë gabimin më të madh me përgjigjen automatike, sipas ekspertëve të karrierës.

Ja çfarë është dhe çfarë duhet të thoni në vend të kësaj:

Lexo edhe:7 plazhe shqiptare që duhet t’i vizioni me patjetër këtë verë!

Gabimi i madh, është përcaktimi i një date për të kthyer përgjigje

Shumë prej nesh, bëjnë premtime që do të jenë stresuese për t’i mbajtur. Nëse thoni se do të përgjigjeni pasi të jeni kthyer, disa njerëz mund të presin, që ju t’u përgjigjeni atyre menjëherë.

Kjo krijon presion të panevojshëm mbi ju dhe e bën kthimin në punë edhe më stresues.

Bonnie Dilber, rekrutuese me kompaninë e automatizimit të aplikacioneve Zapier, rekomandon të jepni një afat kohor të qartë, se kur duhet të presin një përgjigje.

“Unë sugjeroj ta bëni këtë disa ditë pas kthimit tuaj. Pra, nëse ktheheni më 6 qershor, le ta dinë se do të dëgjojnë nga ju javën e 12 qershorit, ” tha ajo.

 

Përcaktimi i kohës do t’ju ndihmojë në planin afatgjatë

Emailet informuese jashtë zyrës, kanë për qëllim t’ju ndihmojnë të vendosni kufij, ndërsa jeni larg. Nëse thoni se jeni i arritshëm, njerëzit do të përpiqen t’ju arrijnë.

Dilber tha se është gabim të lini të dhënat tuaja. “Nëse lini një email ose numër telefoni, njerëzit do ta përdorin atë,” tha ajo.

Trajnerja e karrierës Ebony Joyce, ndau një gabim që ajo ka bërë në të kaluarën me emailin e saj, duke thënë se kishte akses të kufizuar në email, dhe më pas përfundoi duke u përgjigjur gjatë gjithë ditës.

“Unë po i lejoja njerëzit të vendosnin pritshmërinë, që edhe pse jam jashtë zyrës, unë përsëri u përgjigjem emaileve,” tha ajo.

Tani, kur shkon në konferenca, Joyce tha se ajo saktëson: “Unë po kontrolloj emailet, një herë në mëngjes, një herë në pasdite dhe një herë në mbrëmje.”

“Me një ose dy fjali, tregoni datat kur do të jeni me pushime dhe kush mund të kontaktohet në mungesën tuaj. Kjo është gjithçkan që duhet të di.” tha Karachristos.

Në mënyrë ideale, ju duhet të jepni disa detaje të tjera përtej faktit, që nuk ndodheni në zyrë.

Por, mbani në mend, se as nuk keni nevojë të keni një shpjegim të gjatë se pse nuk jeni në dispozicion.

Vendosja e detajeve të qarta për disponueshmërinë tuaj, do të ndihmojë gjithashtu ekipin.

“Disa situata mund të jenë urgjente dhe nëse njerëzit nuk janë të sigurt se kë të kontaktojnë, ata ose do të përpiqen t’ju gjejnë, ose mund të fillojnë të kontaktojnë rastësisht me kolegët tuaj,” tha Dilber. “Vendosni dikë, që e njeh punën tuaj si pikë kontakti dhe ndani çdo informacion të rëndësishëm me të, përpara se të niseni. Në këtë mënyrë, ju mund të shkëputeni plotësisht.”

 

Përgatitini të gjithë për mungesën tuaj

Vendosja e një emaili automatik gjatë kohës kur nuk jeni në zyrë, duhet të jetë gjithashtu mënyra e vetme për t’u treguar njerëzve brenda dhe jashtë organizatës, për kohën tuaj të lirë.

Ju gjithashtu mund të kontaktoni në mënyrë proaktive njerëzit, që mund të presin emailin tuaj, përpara se të largoheni, tha Dilber.

Ajo vuri në dukje se kur rekrutuesit në ekipin e saj marrin pushimet, ata lidhin çdo menaxher punësimi, si dhe çdo kandidat, me një anëtar tjetër të ekipit. “Në këtë mënyrë, ata njerëz e dinë se ku të shkojnë për mbështetje,” tha ajo.

Koordinimi me kolegët dhe vendosja e përgjigjejes automatike, mund të marrë disa minuta shtesë nga dita juaj, por do t’ju ndihmojë të ulni stresin pas kthimit.

Në këtë mënyrë, koha e pushimit mund të jetë çlodhëse, dhe do të ndihet si pushim. / Huffpost

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0