Kina godet Ant Group të Jack Ma me një gjobë prej rreth...

Kina godet Ant Group të Jack Ma me një gjobë prej rreth 1 miliard dollarësh

Kina ka njoftuar gjoba të mbi 1 miliard dollarë kundër kompanive financiare, duke përfshirë gigantin teknologjik të Jack Ma, Ant Group.Rregullatorët kanë cituar shkelje të ligjeve të mbrojtjes së konsumatorëve dhe të qeverisjes brenda kompanisë.

Gjoba për Jack Ma përfshinte konfiskimin e mbi 550 milionë juanë (59 milionë dollarë) të “fitimeve të arritura padrejtësisht”, tha banka qendrore. Ant, e cila ofron huadhënie, kredi, investime dhe sigurime për qindra miliona konsumatorë dhe biznese të vogla, tha se do të “respektojë me sinqeritet dhe seriozitet kushtet e gjobës”.

Lexo:MrBeast është personi i parë që arrin 1 milion ndjekës në ‘Threads’ – pak orë pas lansimit të aplikacionit

Aksionet e listuara në tregun e Shteteve të Bashkuara të gigantit të tregtisë elektronike Alibaba – i cili ka një pjesë të madhe në Ant Group – u rritën në më shumë se 10% në bursën e New York-ut pas njoftimit. Përparësitë e investimeve në sektorin teknologjik të Kinës janë zbehur në vitet e fundit për shkak të pyetjeve mbi huadhënien e rrezikshme dhe përpjekjet e Presidentit Xi Jinping për të afirmuar kontrollin  shtetëror mbi ekonominë.

Ndalimi i papritur në vitin 2020 i planeve të shumëpritura për listimin publik të Ant Group, pas një fjalimi të zotit Ma që u konsiderua kritik ndaj qeverisë, shkaktoi frikë sektorit i cili humbi miliarda në vlerë. Ngritja e Ant ishte shikuar gjerësisht si një sfidë për peisazhin financiar të dominuar nga shteti i vendit, pasi qeveria kishte shqetësime për borxhin personal të çmendur dhe huadhënien në sektorin privat. Vendi gjithashtu ka prezantuar një valë të re rregullash të shumta të ndërmarrur kohët e fundit ndaj firmave teknologjike, duke adresuar çështje si mbrojtja e të dhënave dhe konkurrenca.

Në vitin 2021, Alibaba pagoi një gjobë prej 2.8 miliardë dollarësh ($2.1 miliardë) pas një hetimi mbi monopolin. Kompanitë e tjera që janë goditur me gjoba përfshijnë gigantin kinez të shërbimeve të transportit Didi dhe firmën e shpërndarjes së ushqimit Meituan. Gjoba tjetër e njoftuar të hënën goditi rivalin e Ant Group, Tencent, i njohur për WeChat dhe Tenpay, i cili do të paguajë afër 3 miliardë juanë (323 milionë dollarë).

Zoti Ma, një mësues i mëparshëm i anglishtes i cili u bë miliarder pas themelimit të Alibaba në vitin 1999, la kontrollin e Ant Group në janar të këtij viti dhe u pa për herë të parë në Kinë në mars pas një mungese të gjatë.

 

BBC

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0