Mbrëmjen e së martës çeli siparin e tij në Berat, edicioni i 3-të i Festivalit Mbarëkombëtar të Teatrit për fëmijë. Në festivalin e titulluar “1 mbi 1 dritaret”, do të performojnë fëmijët e 8 qyteteve:Shkodër,Lezhë, Kukës, Gjirokastër, Vlorë, Elbasan, Dimal dhe Berat, të cilët do të zbukurojnë qytetin e “një mbi një dritareve” duke shkëmbyer kulturën dhe traditën e qyteteve. Fëmijë të moshave 7-15 vjeç, do të kenë mundësinë të aktrojnë përballë një jurie prestigjoze, të përbërë nga aktorët: Rudina Nallbani, Dori Caushi, Anila Bisha dhe Besnik Bisha.
Çdo mbrëmje, dy qytete do të kenë mundësinë të japin shfaqjet e tyre të fëmijëve të talentuar në aktrim përballë jurisë, e cila në datën 24 Qershor do të ndajë çmimet e fituesve.
Artdashësit e vegjël beratas, të shoqëruar nga prindërit e tyre duartrokitën në natën e parë të festivalit artistët e teatrit të Vlorës dhe Lezhës, të cilët sollën një performancë të magjishme për të gjithë të pranishmit. Qëllimi i këtij festivali është edukimi i fëmijëve nëpërmjet teatrit, duke shkëmbyer kështu kulturën dhe traditat
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.