I urreni mëngjeset? Epo, ju nuk jeni vetëm. Një studim i fundit zbuloi se koha më stresuese e ditës është mëngjesi.
Gati 2,000 britanikë u anketuan për të përcaktuar se si dhe kur të rriturit përjetuan stresin më të madh.
Studimi nga Rescue Remedy zbuloi se ora 7:23 e mëngjesit është koha më stresuese e ditës, edhe pse stresori i parë zakonisht nuk ndodh deri në orën 8:18 të mëngjesit.
Sipas studimit një person përjeton mesatarisht tre drama në ditë, me gratë që e kanë të parën rreth orës 7:50 të mëngjesit, ndërsa burrat ruajnë qetësinë e tyre deri në 8:43 të mëngjesit.
Lexo: 7 thënie motivuese për të nisur javën me entuziazëm
“Shpesh kur mendojmë fjalën ‘dramë’ mendojmë gjëra të mëdha, por hulumtimi tregon se sa ndikim mund të kenë problematikat e vogla në disponimin tonë të përditshëm,” tha Zuzana Bustikova, një zëdhënëse për Rescue Remedy.
‘Dramat’ kryesore të përditshme janë:
Ngecja në trafik
Derdhja e një produkti në rroba (p.sh. ushqim, pije, kozmetikë, pastë dhëmbësh etj.)
Rënia dhe thyerja e diçkaje aksidentalisht
Zgjimi vonë
Derdhja e diçkaje në tapet
Hulumtimi konfirmoi se lodhja (46%), gjumi i ndërprerë i natës (36%) dhe një ditë e ngarkuar në punë (33%) ishin ndër shkaqet kryesore të dramave të tilla.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.