Amazon nuk do ta mbajë këtë vit konferencën re:MARS - Business Magazine Albania

Amazon nuk do ta mbajë këtë vit konferencën re:MARS

Amazon nuk e ka në plan të mbajë këtë vit konferencën e saj mbi teknologjitë më të avancuara sikurse robotika dhe hapësira e quajtur re:Mars, konfirmoi kompania të premten.

Gjiganti i teknologjisë e kishte nisur panairin re:MARS, (“Mësimi i makinerisë, Automatizimi, Robotika dhe Hapësira”), në vitin 2019 si një mënyrë për startup-et, akademikët, studiuesit dhe drejtuesit për të diskutuar zhvillimet më të fundit në këto teknologji.

Vendimi për ta anuluar konferencën re:MARS nuk u mor për arsye buxhetore, tha Amazon.

Amazon si pjesë e kësaj konference promovoi disa nga risitë e saj futuriste, të tilla si dronët e dërgesës, robotët e depove dhe robotin e saj të parë në shtëpi.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0