Hapet Kinema “Agimi”, si hapësira më e re e artit në Tiranë - Business Magazine Albania

Hapet Kinema “Agimi”, si hapësira më e re e artit në Tiranë

Qendra e Artit “Agimi” është hapësira më e re e artit në Tiranë. Kinemaja, ndër më të vjetrat në Tiranë, është rijetësuar falë ndërhyrjes së Agjencisë së Industrisë Kreative të Bashkisë së Tiranës dhe do të shërbejë jo vetëm për shfaqjen e filmave, në mbështetje të kineastëve shqiptarë, por do të mirëpresë edhe aktivitete e ngjarje të tjera kulturore.

Në ceremoninë hapëse të kinemasë, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj u shpreh i lumtur që kjo qendër e re arti i shtohet kryeqytetit dhe shtoi se, ashtu si bibliotekat, edhe kinematë po kthehen në hapësira multifunksionale. Ai nënvizoi se qendra e re ‘Agimi’ do të jetë e hapur në shtatë ditë të javës e po ashtu do të shërbejë për çdo event kulturor në Tiranë.

Njerëzit nuk jetojnë vetëm me bukë, ndryshe bashkia do të ishte bukëpjekësja më e madhe; por, njerëzit jetojnë edhe me art, me kulturë, me film, me teatër. E di që për shumë prej këtyre projekteve kemi pasur shumë, shumë debate, por detyra ime nuk është të marr vendime që iu pëlqejnë të gjithëve, detyra ime është të marr vendime që iu shërbejnë të gjithëve. E di që ka ende një pjesë të njerëzve që mund të jenë të mërzitur me mua për Teatrin, por javën tjetër ne do hapim themelet e Teatrit të Ri. Për gjëra që e kishin statusin monument kulture, siç ishin “Shtëpia e Libohovitëve” apo “Sarajet e Toptanasve”, i shpronësuam do ua kthejmë publikut,” tha Veliaj.

Ai shtoi Gjithashtu, se në shtator do të jetë plotësisht funksionale edhe Piramida, e cila po ashtu ka hapësira edhe për kulturën dhe artin. “Për Piramidën do të shfrytëzojmë gjithë verën për ta plotësuar me pajisje teknologjike – servera, kompjutera – pra, edhe aty do të kemi disa salla të ngjashme. Nëse në fund të këtij misioni, bashkë me Elvën e me bashkëpunimet tona që kemi nëpër qytet, i lëmë qytetit këtë lloj akupunture, si “Shtëpia Kadare”, “Reja”, “Toptanët”, “Libohovitët”, salla e Akademisë, që pritet të hapet së shpejti, Piramida, Teatri, Galeria, Teatri i Vjetër i Kukullave, them se i kemi dhënë këtij qyteti një pajë që do jetë për gjenerata,” e mbylli Veliaj fjalën e tij.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti u shpreh se do të jetë një ndër frekuentueset më të rregullta të kinemasë. “Këtu ne jemi rritur si fëmijë, luanim nëpër oborret e pallateve këtu afër, dhe më vjen mirë mbi të gjitha që e keni sjellë në këtë formulë të re që është një derë e hapur për të gjithë ata që duan të përqafojnë artin dhe kulturën, për të gjithë ata të cilët duan të shijojnë edhe pse jo të zbresin shkallët e pallatit dhe të vijnë këtu të shijojnë një film të bukur dhe unë gjithashtu dhe jo vetëm si ministre, por edhe si banore e kësaj lagjeje, i jam shumë falënderuese Erionit që na ka dhënë këtë hapësirë,” u shpreh ministrja.

Ashtu si Qendra e Artit “Agimi”, Bashkia e Tiranës po punon për rijetësimin e kinemave të tjera, ku projekti i radhës është Kinemaja “Maks Velo”, e cila pasi ka kaluar fazën e restaurimit pritet, që tashmë të kthehet po ashtu në një hapësirë të re arti në kryeqytet.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0