Hana Qerimi, një rrugëtim suksesi - Business Magazine Albania

Hana Qerimi, një rrugëtim suksesi

Hana Qerimi ёshtё një nga ndërmarrëset e reja në tregun e biznesit në Kosovë. Hana ka përfunduar studimet master në Londёr për Menaxhim të Biznesit dhe Konsulencë Menaxheriale. Për më tepër, ajo është çertifikuar me nivelin më të lartë të çertifikimit për menaxhim të projekteve (PMP) dhe mban titullin (Menaxhere Profesionale e Projekteve).

Hana ka filluar të punojë qysh në moshё të hershme duke përfituar eksperiencë vendore dhe ndërkombëtare disa vjeçare, kryesisht në menaxhimin e projekteve të teknologjisë së informacionit. Shumë prej jush mund të jenë të njohur me punën dhe impaktin që Hana nga realizuar. Shkolla Digjitale dhe StarLabs janë dy iniciativat e Hanës që kanë arritur sukses global. E ftuar në Startup Grind Tirana ,ajo ka ndau rrefimin e saj të jetes dhe suksesit.Si ndiheni kur kaq shume njerëz vijnë për të dëgjuar historinë tuaj?


Është privilegj për mua dhe është hera e parë  të jem në Tiranë  për të folur për publikun

Sa e lehtë është të jesh femër sipërmarrëse në Shqipëri dhe në Kosovë?

Para se të bëhesha nënë ka qenë njësoj si të jesh grua apo burrë, ndërsa tani e vërej ndryshimin pasi detyrohem të shpenzoj kohë shumë më tepër me vajzën se sa me punën, gjë që gruaja detyrohet ta bejë më tepër se burri. Duhet të ndryshojnë ajo që duhet barazi në familje dhe që duhet te jetë një hap drejt përmirësimit. Kur je sipërmarres puna është punë dhe nuk ka orar dhe unë nuk besoj tek balanca.

Kthehemi pak në kohë tek fëmijeria juaj, keni ‘Gen’ sipërmarrës?

Unë vij nga një familje mesatare kosovare, e lindur dhe rritur në Prishtinë, ndërsa familja ime është me prejardhje nga Ferizaj. Babai im ishte profesor i biokimisë, ndërsa nëna ime një pedagoge, e cila ka punuar ne bibliotekën kombëtare. Gjyshi im ka qenë një nga ata njerëzit që ka pasur shpirt biznesi dhe në një formë apo në një tjetër është marrë me biznes. Kujtoj madje që ka pasur një biznes ” Ëmbëltore”. Kam pasur një familje të madhe, e cila kujdesej për mua. Pika ime më e fortë ka qenë dhe do mbetet menaxhimi i biznesit. Unë gjithnjë kam qenë femijë qe kam tentuar të udhëheq si natyrë.

Kam qenë në kursin e kitarës me dëshirën e prindërve për t’u marrë me muzikën si profesion. Si fëmijë, tek parkingu i makinës së gjyshit rrija dhe u kërkoja para njerëzve për të parkuar dhe me të hollat qe fitova për herë të parë shpova veshet në argjendari. Kam pasur ëndërr pikturën, por e kuptova qe ajo nuk të sjell të ardhura, bëra një hap pas.

A do t’ia diktoje fëmijës pjesën e profesionit?

Unë mendoj që prindi është orientimi më i mirë për fëmijët dhe ata më njihnin mua më mirë se unë njoh veten. Ndaj mendoj se më kanë orientuar cilësisht. Kështu, përgjigjja ime është t’ia lemë kohës.

A e vijon ende rrugën e artit ?
Tani jo, por ndoshta në pensionim.

Si ka qenë rrugëtimi i shkollës digjitale.

Fillimisht doja të tregoja që kam qenë bashkëkoleg me partnerin tim. Kemi punuar në dy kompani së bashku herë pas here. Unë kam qenë udhëheqëse projektesh, ndërsa ai network arkitekt. Gjithmonë kam dashur të testoj vetën për më shumë. Në kompani të tjera nuk më aprovohej në kohë ideja dhe kjo me lodhte. Doja të vendosja në kohë për idenë. Nje ide që unë e pashë është që prindi investon tek fëmijët edhe nëse është  eksperiment.

Pse mos t’ia nisje nga këtu?
Kompania në të cilën isha nuk kishte majftueshëm punonjës edhe mendova pse jo të bëj diçka që puna e dikujt të nisë pak më herët. Doja t’iu jepja mundësi të nisin më herët, kjo ishte idea fillestare. Partneri im dhe unë u futëm në lojë bashkë. E kemi nisur vetëm me 1-mijë euro para, të cilat janë mbledhur për të ikur me pushime. Por, diku pamë që shiteshin kompjutera me second hand dhe i blemë ato. Fillimisht regjistrimet i bënim nga shtëpia. Kur na pyesnin ku është lokacioni ne tregonim shtëpinë.

Mirëpo në këtë mënyrë edhe pse nga shtëpia arritëm të bëjmë 80 regjistrime. Ne kohën e pushimit punonim për të gjetur një hapësirë të mundshme, që të ishin të lira edhe  për ne. Pamë që prindërit janë në gjendje të vijnë kudo që kishim dëshirë.

Me nxënësit që filluan tek ne lamë të dy punët shumë të mira dhe nisem biznesin. Kishim kredi ,por gjithësesi e lamë punën, pavarësisht që kushtet ishin shumë të habitshme. E filluam në një mënyrë shumë të rrëmujshme. Strategjia ishte që të mbyllim një vit dhe me pas rezultatet të flisnin.

Edhe kjo ndodhi. Ajo që bëmë ne ishte që morëm platformat ekzistuese të zhvilluara nga gjigandë të teknologjisë si Google, Microsoft, MIT etj dhe krijuam plan-programin dhe metodologjinë tonë që arrin të zhvilloj fëmijë dhe të rinj ekspertë të teknologjisë qysh nga mosha e hershme.

Gjatë fillimit të punës, vërejtëm që kishim edhe konkurencë në treg, mirëpo dallonim shumë në mësimet që ofronim. Ishin mësime të bazuara në argetim dhe kreativitet, ku fëmijët kishin mundësi të preknin nga pak prej disa teknologjive përderisa u fokusuam plotësisht t’i mësojmë nxënësit aftësi të zhvillimit softuerik. Ai në përfundim do të dilte ekspert i kësaj fushe.

Iniciativa të tilla në Shqipëri ka plot por nuk kam parë asnjërën të ketë mënyrën se si ju jeni tani…

Për shkak të natyrës së veçantë të biznesit, ne arritem ta bëjmë Shkollën Digjitale rrjet franshize në 23- vende të botës.  Kjo ishte diçka që ne as nuk e kishim menduar në fillim. Nuk mendonin që biznesi ynë do të rritej kaq shumë. Idea e franshizes erdhi pas pjesëmarrjes time në një program mentorimi në Amerikë. Programi ishte një mujor dhe pata fatin që aty të mësoj nga një staf i cili kishe shkuar të punonte për Elon Musk. Për dy javë mentorja ime u bë edhe një shoqe shumë e mirë, e cila më ka suportuar shumë . Unë shkova pas në çdo hap të saj dhe mësova shumë.

Përvoja ime, para nismës në biznes, ishte puna nga largesia, unë i propozova mentores time që të bëjmë një bashkëpunim ku nga Kosova do të mund t’i ofronim shërbime profesionale kompanisë që aja udhëhiqte. Edhe asaj i pëlqeu dhe aty lindi kompania tjetër Starlabs, e cila sot pas 7 viteve punë ka arritur të bëhet kompania e dytë më a madhe e teknologjisë në Kosovë.

Në të njëjtën periudhë, unë u inspirova shumë që ta rris Shkollen Digjitale si rrjet franshize.

Kështu që nga Amerika pas një muaji, arrita të kthehem me një biznes të ri  Starlabs dhe me një ide që ta zgjeroj Shkollën Digjitale në sa më shume vende të ishte e mundur, përmes metodes Franchising.

E veçanta është që po në atë kohë pranova një email prej Sllovenisë nga disa persona që interesoheshin për shërbimet tona si Shkollë Digjitale. Në atë kohë, kishim vetëm idenë për të bërë franchising dhe nuk kshim punuar ende në atë drejtim. Gjetëm shumë shpejt interesim të përbashket dhe arritem deri te bashkëpunimi, ku partnerët tanë Sllovenë na mirëkptuan dhe pritën derisa arritëm të krijojmë gjithë dokumentacionin që kërkohet. Pika jonë e parë e franshizes si Shkollë Digjitale në Lubjanë u bë shumë shpejt histori suksesi.

Kjo na hapi dyert për zgjerimin e madh. Pas suksesit në Slloveni pranuam shumë kërkesa për të filluar Shkollën Digjitale edhe në shtetet tjera.

A ka pasur një moment të vështirë në rrugëtimin tuaj?
Secili moment në biznes është sfidë në vete. Një moment shumë i vështirë i yni ishte një rast që dëshironin të na merrnin biznesin. Por, pas  atij dëshpërimi filloi një tjetër hap më i madh. Ne na u dha mundësia për të pilotuar këtë gjë në Berlin, jo për 6 muaj, por për katër muaj dhe morëm përsipër gjithë territorin e Gjermanisë. Ndodhi pandemia, por krijuam digjitalizimin online, krijuam formën tonë dhe e bëmë mësimdhënien shumë interesante si lojë. Krijuam shumë detaje të bukura.

Ajo që kemi vënë re është që koorporata të mëdha nuk kishin shumë hapësirë të punuar me teknologjinë dhe kështu u futëm në online dhe e inkroporuan shkollën digjitale fizike dhe online në tregjet ku ata punojnë.

Nëse një njeri me aftesi biznesi duhet të ndërtojë një biznes çfarë do këshilloje?

Ne besojmë shumë tek aftesitë e njëri-tjetrit. Komunikimi është gjëja kryesore dhe duhet të kuptosh pjesën ku të tërhiqesh në një moment apo tjetrin. Është e vështirë  të gjesh partner në punë, ndaj nëse e gjen është fat!

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0