Konfindustria vlerëson, se ndërhyrja e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor, për të përballuar zhvleftësimin e fortë të Euro-s kundrejt Lek-ut do të ishte pa asnjë ndikim dhe do të përfundonte në humbje të rënda dhe të panevojshme financiare.
Ndihma e domosdoshme afatshkurtër për kategoritë e prekura të bizneseve, sipas saj, duhet të kryhet nëpërmjet një paketë të jashtëzakonshme financiare të qeverisë.
Në një njoftim për mediat, Konfindustria vlerëson se, “përfundimi i mësipërm vjen duke patur parasysh mënyrën e sotme të ndërtimit dhe funksionimit të sistemit ekonomik dhe financiar kombëtar, si dhe varësinë e fortë të tij në natyrën në masë të madhe informale të flukseve valutore të huaja”.
Lexo: 3 arsye pse duhet të ndaloni përpara se të përgjigjeni
Në harkun e një viti financiar 2022-2023, monedha Euro është zhvlerësuar në mbi 9% kundrejt Lek-ut, duke prekur rëndë industritë dhe prodhimin vendor dhe sidomos eksportet shqiptare.
“Vetëm industria e manifakturës përllogaritet të ketë humbje mbi 200 milionë euro nga mbiçmimi i panatyrshëm i Lek-ut. Grupet e bizneseve importuese janë përfituesit kryesorë të dobësimit të tejskashëm të sforcuar të Euro-s kundrejt Lek-ut”, vlerëson Konfindustria.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.
Na Suporto