Samsung ndalon përdorimin e ChatGPT mes punonjësve pas rrjedhjes së kodit sensitiv - Business Magazine Albania

Samsung ndalon përdorimin e ChatGPT mes punonjësve pas rrjedhjes së kodit sensitiv

Samsung Electronics ka ndaluar përdorimin e ChatGPT dhe chatbot-eve të tjerë AI nga punonjësit e saj, raportoi Bloomberg, duke u bërë kompania më e fundit që godet përdorimin e shërbimeve të AI në vendin e punës, për shkak të shqetësimeve për rrjedhjen e informacioneve të ndjeshme dhe të brendshme në platforma të tilla.

Sipas Bloomberg, ndalimi u nxit nga zbulimi i një rrjedhje aksidentale të kodit burimor të brendshëm nga një inxhinier që e ngarkoi atë në ChatGPT muajin e kaluar.

Samsung më pas publikoi një memo, javën e kaluar, duke ndaluar përdorimin e mjeteve “gjeneruese AI”.

Edhe pse  rrjedhja mbetet e paqartë, Samsung është i shqetësuar që të dhënat e ndara me chatbote të AI ruhen në servera në pronësi të kompanive që operojnë shërbime si OpenAI, Microsoft dhe Google – pa asnjë mënyrë të lehtë për t’i aksesuar dhe fshirë ato.

Kompania gjithashtu ka frikë se të dhënat sensitive të ndara me ChatGPT mund të përfundojnë duke u përdorur nga përdorues të tjerë, shton raporti.

Si parazgjedhje, ChatGPT ruan historinë e bisedave të një përdoruesi dhe i përdor ato për të zhvilluar më tej modelet e tij. Por, edhe pse platforma i lejon përdoruesit ta ç’aktivizojnë këtë opsion manualisht, është ende e paqartë nëse ky opsion zbatohet në mënyrë retroaktive për bisedat e vjetra.

Lexo: Para Chat GPT, njihuni me pionierët që hapën rrugën për inteligjencën artificiale

Samsung nuk është i vetmi gjigant teknologjik që ndalon përdorimin e ChatGPT dhe mjeteve të ngjashme midis punonjësve; Amazon lëshoi një paralajmërim të ngjashëm për stafin në janar. Gjigandi i shitjes me pakicë në internet informoi punëtorët e tij që të mos ndajnë asnjë kod ose informacion konfidencial në lidhje me kompaninë me ChatGPT, pasi thuhet se kompania zbuloi shembuj të përgjigjeve ChatGPT që ngjanin me të dhënat e brendshme të Amazon.

Në shkurt, JPMorgan Chase gjithashtu kufizoi shumë përdorimin e ChatGPT nga stafi i saj, mes shqetësimeve se mund të përballet me rreziqe të mundshme rregullatore që lidhen me ndarjen e informacionit të ndjeshëm financiar. Shpejt, bankat e tjera të mëdha amerikane – duke përfshirë Bank of America, Citigroup, Deutsche Bank, Wells Fargo dhe Goldman Sachs – ndoqën të njëjtin shembull.

Pavarësisht shqetësimeve të vazhdueshme, disa vende pune kanë filluar të integrojnë mjete gjeneruese të AI në rrjedhën e tyre të punës. Muajin e kaluar, Goldman Sachs – një nga bankat që kufizoi përdorimin e ChatGPT – zbuloi se po përdorte mjete gjeneruese të AI për të ndihmuar zhvilluesit e saj të softuerit të shkruanin dhe testonin kodin. Megjithatë, kompania, nuk përmendi se cilin mjet apo shërbim specifik po përdorte.

Firma konsulente e menaxhimit Bain & Company gjithashtu njoftoi në fillim të këtij viti se po integronte mjetet gjeneruese të OpenAI në sistemet e saj të menaxhimit. Të hënën, CEO i IBM, Arvind Krishna tha se kompania do të ndalojë punësimin e njerëzve për punë që mund të bëhen nga mjetet e AI.

Forbes

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0