3M filloi të martën zbatimin e valës së dytë të pushimeve nga puna, si pjesë e një plani masiv ristrukturimi që synon uljen e kostove vjetore deri në 900 milionë dollarë, ndërsa Disney filloi valën e dytë të pushimeve nga puna të hënën si pjesë e një plani masiv ristrukturimi, të shpallur në fillim të këtij viti – pasi inflacioni i lartë dhe paqëndrueshmëria ekonomike vazhdojnë të shtyjnë firmat e mëdha amerikane të ulin numrin e tyre të personelit.
25 prill
3M, gjiganti i prodhimit, njoftoi se po shkurtonte 6000 vende pune në sektorin e prodhimit, në një përpjekje për të ulur kostot vjetore deri në 900 milionë dollarë, vetëm disa muaj pasi kompania shkarkoi 2500 punonjës në janar.
24 prill
Disney filloi të pushonte nga puna një grup tjetër punonjësish këtë javë, duke e çuar numrin total të shkurtimeve këtë vit në 4,000 si pjesë e planit të kompanisë për të shkurtuar 7,000 pozicione (afërsisht 3.2% e 220,000 punonjësve të saj globalë). CEO ‘Bob Iger’ i kishte quajtur pushimet nga puna një “hap të domosdoshëm për të adresuar sfidat me të cilat përballemi sot”, në një tele-konferencë muajin e kaluar.
24 prill
Red Hat, një prodhues softuerësh me bazë në Raleigh, Karolina e Veriut, filloi të shkurtonte 4% të fuqisë së saj punëtore, që vlerësohet të prekin afërsisht 760 nga 19,000 punonjësit e saj.
21 prill
Deloitte do të shkurtojë 1,200 nga 156,000 vende pune, në fuqinë e saj të punës në SHBA, raportoi Financial Times, duke cituar komunikimet e brendshme të punonjësve .
19 prill
Meta informoi punonjësit se shkurtimet do të fillonin përsëri të mërkurën në mëngjes, ndërsa një burim i tha Vox se ato mund të preknin afërsisht 4,000 punonjës—pjesë e raundit të fundit të pushimeve nga puna të kompanisë, që Zuckerberg njoftoi muajin e kaluar, duke prekur rreth 10,000 nga afro 87,000 punonjësit e saj dhe duke çuar numrin total të shkurtimeve të vendeve të punës që nga nëntori në 21,000.
17 prill
Ernst & Young po shkurton afërsisht 3,000 punonjës me bazë në SHBA – më pak se 5% e fuqisë punëtore të saj në SHBA dhe më pak se 1% e më shumë se 358,000 punonjësve të saj në mbarë botën, sipas PitchBook .
14 prill
David’s Bridal pushoi 9,236 punonjës në të gjithë Shtetet e Bashkuara, sipas një njoftimi të dërguar në Departamentin e Punës të Pensilvanisë, shteti ku është selia e kompanisë. CEO James Marcum tha se kushtet ekonomike të pasigurta dhe situata pas pandemisë, bëri kompaninë të paraqiste falimentimin e Kapitullit 11 dhe pushimin nga puna të një shumicë të punonjësve të saj.
4 prill
Walmart, punëdhënësi më i madh në SHBA, pushoi nga puna më shumë se 2,000 punonjës në pesë fabrika, duke përfshirë Florida, New Jersey, Pennsylvania dhe Texas, vetëm disa javë pasi thuhet se u kërkoi afërsisht 200 punëtorëve të kërkonin punë të tjera në kompanitë e tjera.
Lexo: Studimi: Gjysma e bizneseve nuk i njohin politikat miqësore me familjen
3 prill
Hyland Software, zhvilluesi i softuerit të menaxhimit të procesit OnBase, njoftoi planet për të shkurtuar 1,000 punonjës – afërsisht një të pestën e fuqisë punëtore – dhe për të rivlerësuar përgjegjësitë e punës, pasi CEO Bill Priemer tha se kompania e teknologjisë Ohio “nuk e parashikoi shkallën në të cilën inflacioni, rritja e normave të interesit dhe rritja e pagave do të ndikonin në shpenzimet tona.”
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.