Turqia prezanton aeroplanmbajtësen e saj të parë - Business Magazine Albania

Turqia prezanton aeroplanmbajtësen e saj të parë

Turqia prezanton aeroplanmbajtësen e saj të parë “TCG Anadolu”, i cili do të transportojë kryesisht helikopterë dhe dronë.

“Kjo anije do të na mundësojë të kryejmë operacione ushtarake dhe humanitare në çdo cep të botës,” tha Presidenti Rexhep Tajip Erdogan në ceremoninë e inagurimit në Stamboll. Aeroplanmbajtësja është një simbol “që do të konsolidojë pozicionin e Turqisë si udhëheqëse rajonale”. Anija është 232 metra e gjatë, 32 metra e gjerë dhe mund të strehojë 1400 vetë.

Modifikim pas sanksioneve të SHBA-së

Fillimisht Turqia dëshironte të përdorte anije avionë luftarakë të tipit F-35B nga SHBA-ja, të cilët mund të ngrihen nga pista më të shkurtra dhe, në parim, edhe nga TCG Anadolu. Por projekti u desh të ndryshohej, sepse SHBA e përjashtoi Turqinë nga programi i saj F-35.

Lexo:Libri “Si të udhëheqësh” i David Rubenstein sjell sekretet e lidershipit

Arsyeja për këtë ishte blerja  nga Turqia e sistemeve ruse të mbrojtjes raketore S-400. Si rezultat TCG Anadolu u desh të modifikohej. Aeroplambajtësja është prodhuar nga një konsorcium turko-spanjoll në një kantier detar të Stambollit.

Përveç helikopterëve Turqia dëshiron të lëshojë nga anija edhe dronë ushtarakë pa pilot Bayraktar TB3dhe Kizilelma të prodhuar nga kompania turke e armatimit Baykar. Nga aeroplanbajtësja mund të ngrihen edhe avionë të lehtë sulmues Hürjet.

 

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #35 - Qershor 2024

Ja si sipërmarrës të guximshëm përmes inovacionit ndikojnë industri të tëra!

 

Ky numër i revistës mund të quhet numri i dedikuar sipërmarrësve, nismëtarëve dhe inovatorëve. Atyre të cilët me guxim, këmbëngulje dhe me risi nxisin transformimin e industrive me ndikim në jetët tona. Këto përvoja, sfida, ide të reja, aplikime dhe bashkëpunime të tyre, vijnë nëpërmjet Business Mag Albania, nr. 35. 

Për ty, që po e mban në dorë këtë revistë, kemi diçka të re! Tani mund të dëgjosh me zë artikujt që lexon tek BusinessMag. 

Në partneritet me Nullius in Verba, sjellim një mënyrë revolucionare për të konsumuar përmbajtjen. Falë teknologjisë së avancuar të AI, tani mund të dëgjoni me zë artikujt tuaj të preferuar në çdo kohë dhe vend, duke ju lejuar të informoheni ndërsa jeni në lëvizje. Ky bashkëpunim inovativ pasqyron përkushtimin tonë për të mbështetur sipërmarrjen dhe zhvillimin e modeleve të suksesshme, duke sjellë përvojë të re dhe vlerë të shtuar për ju si lexues. Skano kodet QR në çdo artikull dhe shijo nga kudo që të jesh një format të ri, mundësuar nga Inteligjenca Artificiale, aplikuar nga një …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0