Women2Women, vjen eventi dedikuar grave në karrierë - Business Magazine Albania

Women2Women, vjen eventi dedikuar grave në karrierë

Women2 Women

Women2 Women, eventi periodik, ku gratë në karrierë dhe në sipërmarrje do të mund të takohen hap siparin me 10 Prill.

Gratë dhe vajzat në fushën e sipërmarrjes, teknologjisë dhe inovacionit kanë një dritare, ku mund te dëgjojnë dhe komunikojnë për tema të rëndësishme.

Women2Women, synon të sjellë eksperte apo sipërmarrëse të njohura, të cilat do të ndajnë njohuritë e tyre rreth një teme me interes.

Në takimin e parë   Women2Women, vjen posaçërisht në Shqipëri, nga Austria Landa Grembi, eksperte në fushën e teknologjisë dhe mentore e startupeve në vende të ndryshme (Europë dhe Azi).

Tema që do të diskutohet në këtë takim është: Teknologjia, ChatGPT dhe ndryshimet që na presin!

Cilat janë zhvillimet më të rëndësishme në fushën e teknologjisë. Çfarë ndryshimesh sjell ChatGPT dhe cilat janë sfidat dhe detyrat e njeriut në teknologjinë e së ardhmes.

Eventi zhvillohet me 10 Prill ora 17:00, pranë Dhoma Kombëtare e Zejtarisë, Tiranë

Nëse do të jesh pjesë e eventit dhe networkut, Regjistrohu!

Kush është Landa Grembi! Landa ka më shumë se 22 vjet përvojë në fushën e IT-së, Konsulencës si dhe në Industrinë e Telekomunikacionit, duke drejtuar projekte inovative në këtë lëmi. Menaxhere Projektesh të ndryshme me një histori të demonstruar gjithashtu në drejtimin e ekipeve ndërkombëtare. Aktualisht menaxhon një portofol produktesh në një nga kompanitë me të reja të Deutsche Telekom  – Technology Delivery International. Ka udhëhequr shumë projekte të inovacionit si: Smart City, 5G Campus Network, ka udhëhequr po ashtu zbatimin e përmirësimit të rrjeteve IoT në Austri si dhe integrimin e platformës IoT të gjuhës shqipe.  Gjithashtu mentore prej më shumë se 15 vitesh për Startups në Austri, Shqipëri, Kosovë dhe me gjërë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0