Google Translate në ueb-faqen e saj tani ka një mundësi të re, e bëhet fjalë për përkthimin e teksteve nga fotografitë. Google përdor të njëjtën teknologji sikurse edhe veglën AR Translate në rastin e Google Lens, që publikon përkthimin në telefonat e mençur në kohë reale.Opsioni mund të gjendet në ueb-faqen e Google Translate, ku gjendet “tabi” i ri për fotografitë. Pas ngarkimit të fotografive apo “screenshotat” nga kompjuteri, do të shfaqet përkthimi.
Ueb-interfejsi përfshin opsionin për kopjimin e tekstit, marrjen e fotografisë së “përkthyer” dhe shlyerjen e saj. Aktualisht është i qasshëm në 113 gjuhe të ndryshme të Google Translate në mënyrë automatike i detekton, sikurse edhe 133 gjuhë tjera.
Edhe pse Google Lens prej vitesh mund të përkthej tekstin nga fotografitë në pajisjet mobile, versioni më i ri që debutoi vitin e kaluar, përdor të njëjtën teknologji që e aplikon edhe Magic Eraser, vegël që debutoi në telefonin e mençur Pixel 6, kurse tani është i qasshëm edhe në telefonat e vjetër Pixel dhe Google One. engadget
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.