Shkencëtarët kanë krijuar një robot të aftë të “nuhasë erën” - Business Magazine Albania

Shkencëtarët kanë krijuar një robot të aftë të “nuhasë erën”

Shkencëtarët besojnë se ndjenja e nuhatjes së një qeni është diku midis 10,000 dhe 100,000 herë më “e saktë” se ajo e njerëzve, sepse për çdo receptor të nuhatjes së erës që ka një njeri, një qen ka rreth 50.

Tani, studiuesit në Universitetin e Tel Avivit (TAU) kanë zhvilluar një sensor biologjik, ndjeshmëria e të cilit rivalizon atë të qenve, shkruajnë mediat e huaja.

Siç bëhet e ditur, sensori dërgon sinjale elektrike si përgjigje ndaj pranisë së një ere aty pranë që roboti mund të zbulojë dhe interpretojë.

Në këtë studim të ri, studiuesit lidhën me sukses sensorin biologjik me një sistem elektronik dhe duke përdorur një algoritëm të mësimit të makinës ishin në gjendje të identifikonin aromat me një nivel ndjeshmërie 10,000 herë më të lartë se ai i një pajisjeje elektronike të përdorur zakonisht.

Studiuesit besojnë se falë suksesit të kërkimit të tyre, kjo teknologji mund të përdoret edhe në të ardhmen për të identifikuar eksplozivët, barnat, sëmundjet  dhe jo vetëm.
Lexo: Sondazhi/ 1 në 4 profesionistë përdorin ChatGPT në punë

Studiuesit vunë në dukje se, në përgjithësi, organet tona shqisore si syri, veshi dhe hunda si dhe ato të të gjitha kafshëve të tjera  përdorin receptorë që identifikojnë dhe dallojnë sinjale të ndryshme.

Më pas, organi shqisor i përkthen këto gjetje në sinjale elektrike, të cilat truri i deshifron si informacion.

Sfida e biosensorëve është në lidhjen e një organi shqisor, si hunda, me një sistem elektronik që di të dekodojë sinjalet elektrike të marra nga receptorët. news

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0