Shpiket rrufepritësi me lazer - Business Magazine Albania

Shpiket rrufepritësi me lazer

Një rrufepritës me lazer është shpikja më e re e teknologjisë që mund të devijojë shkarkimin elektrik në vende ku nuk mund të shkaktojë dëme.

Shkencëtarët shprehen se teknika e re mund të mbrojë aeroportet, karburantet, platformat e lëshimit të raketave dhe objekte të tjera nga shkatërrimi. Lazeri krijon një shufër virtuale që imiton përçuesit metalikë të cilët presin rrufetë dhe e drejtojnë rrymën drejt tokës.

Pajisja peshon 5 ton, është sa një makinë e madhe dhe mund  të lëshojë deri në 1000 pulse në sekondë. Fillimisht u instalua pranë një kulle telekomunikacioni në Alpet zvicerane e cila goditet nga vetëtima rreth 100 herë në vit.
Lexo: Miliarderi që vendos të bëhet “i varfër”

Në 6 orë operacion gjatë stuhive me vetëtima ata vunë re se lazeri devijoi drejtimin e 4 shkarkimeve elektrike nga kulla 121 metra e lartë. Rezultaten u mbështetën duke përdorur valë me frekuencë të lartë elektromagnetike të prodhuara nga vetëtimat për të lokalizuar goditjet.

Lazeri me trilionë Watt është i pari i llojit  të tij dhe një prej më të fuqishmëve. Ai funksionon duke lëshuar  një ‘kanal’ të gjatë të jonizuar, të quajtur filament lazeri drejt reve.

phys

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0