Shqiponja Ahmetaj, vajza nga Elbasani është zgjedhur shkencëtarja më e re e suksesshme në Austri. Shqiptarja ka fituar çmimin “Hedy Lamarr Prize” në Austri duke u cilësuar si shkencëtarja e vitit.
Ajo është bijë e dy intelektualëve elbasanas, Mejreme dhe Shemun Ahmetaj. Shqiponja u largua nga vendi i saj i lindjes, Elbasani, kur ishte 18 vjeç dhe vazhdoi studimet në Shën Petersburg.
Sapo përfundoi studimet Bachelor në Rusi, ajo fitoi një bursë nga Komisioni Evropian për programin “European Master’s Program in Computational Logic“ (EMCL).
Në vitin 2011, Shqiponja nisi studimet Master në Universitetin Teknik ne Dresden të Gjermanisë.
Semestrin e dytë e përfundoi në Free University of Bolzano të Italisë. Ndërsa, vitin e dytë të studimeve, Shqiponja zgjodhi të shkojë në Vjenë, ku vazhdon të vijojë studimet e pos-doktoratës.
Në tetor të këtij viti, qyteti i Vjenës e dekoroj Shqiponjën me çmimin “Hedy Lamarr”, çmim ky që i ndahet çdo vit një shkencëtareje për arritjet që ka bërë në fushën e teknologjisë së informacionit.
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.