Në pragun e festës së Pavarësisë, e cila përkon me festimet për 110-vjetorin e Pavarësisë, hotelet e Vlorës vijnë me një nismë të përbashkët, për një ofertë të unifikuar prej 25 euro nata. Madje për prenotime mbi një natë, 28 Nëntori ofrohet falas.
Eglantina Aliaj, drejtuese e Hotel “New York”, theksoi se kjo ofertë vjen me rastin e festave, si në mënyrë per të festuar së bashku me pushuesit festën më të dashur kombëtare.
Drejtues të hoteleve kanë theksuar nismën e tyre të përbashkët për të mirëpritur pushuesit.
Në mbështetje të tyre dhe njëkohësisht të pushuesve vijnë edhe aktivitetet e programuara nga Bashkia me rastin e festave, ku përfshihet një koncert i madh me këngëtarë të njohur, garë çiklizmi dhe ekspozitë.
Në emisionin “Good Morning Albanians”, në Euronews Albania, Anisa Ceno, administratore hoteli tha se oferta që ka bërë bashkë hotelet në Vlorë, parashikon që me 50 euro të qëndrosh 3 netë në hotele me 4-5 yje në qytetit. “Jemi rreth 15 hotele që i janë bashkuar nismës, qëllimi është edhe promovimi i qytetit”, tha ajo.
Lexo: Ra kjo pandemi dhe njohëm turizmin vendas
Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.
Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.