Ra kjo pandemi dhe njohëm turizmin vendas - Business Magazine Albania

Ra kjo pandemi dhe njohëm turizmin vendas

turizmi vendas

Hotelet turistike menduam të jenë sipërmarrjet e para të rubrikës sonë 3X3, ku 3 sipërmarrje u përgjigjën për 3 pyetje të njëjta. Nga intervistat me drejtuesit e tre hoteleve në Durrës dhe Vlorë, kuptuam se përtej sfidave dhe vështirësive, këtë vit hotelet shqiptare patën shansin të njihen nga turistët që çdo verë zgjidhnin resortet turke.

Nevila Dudaj, menaxhere e përgjithshme e Adriatik Hotel

Si është ky sezon krahasuar me vitin e kaluar? Sa është frekuentimi krahasuar me vjet?

Ky sezon është i pakrahasueshëm me çdo sezon tjetër të mëparshëm në të gjitha këndvështrimet. Aq më tepër duke konsideruar faktin që pothuaj gjithë rezervimet e mëparshme prej klientelës sonë perëndimore, kryesisht amerikane, nordike, gjermane, etj u anulluan dhe klientela aktuale, kryesisht shqiptare po vjen ‘last minute’. Përqindja e frekuentimit sivjet është rreth 60 – 70% krahasuar me po këtë sezon vjet dhe vitet e mëparshëm.

Çfarë solli Covid në tregun e turizmit? Cilat janë dëmet konkrete dhe të mirat konkrete?

Situata e Covid -19 solli kaos dhe pasiguri në udhëtim, gjë që u reflektua në ndryshim të klientelës me të cilën ne punojmë normalisht prej shumë vitesh tashmë.

Dëmet konkrete janë të shumta, pasi duke e konsideruar financiarisht, i gjithë marketingu i kryer vitin e kaluar dhe këte fillim viti ka shkuar dëm, rezervimet janë kanceluar dhe kthyer mbrapsht në masën 90%, pasi të paktë ishin ata mysafirë që preferuan të përdorin kreditet në 2021 ose 2022.

Artikulli u publikua më parë në faqen 6 të numrit 24 të revistës Business Magazine Albania. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 24 të saj.

Ngadalësia e Shqipërisë në rihapjen e kufijve me Kosovën e Maqedoninë e Veriut, vende nga të cilat prisnim shumë prurje, si dhe masat shtrënguese të qeverisë për t’i mbajtur pishinat e mbyllura deri në 20 Korrik 2020, na dëmtuan jashtëzakonisht shumë, duke e ulur ‘occupancy’ deri në 30-40%.

Rezervimet e tanishme janë më së shumti ‘last minute’ dhe sjellin çdo ditë të papritura…

Të mirat e kësaj situate lidhen me faktin se dolën shumë në pah avantazhet e hotelit tonë përpara mysafirëve shqiptarë, atyre të Kosovës e Maqedonisë së Veriut. Marketingu ynë u drejtua në këtë audiencë, e cila ishte deri diku indiferente, kur i duhej të zgjidhte një hotel pushimesh verore, ku argumenti kryesor i përzgjedhjes ishte çmimi.

Në Resortin Luksoz Adriatik në bregdetin e bukur ranor të Durrësit, me 5 yje të çertifikuar, ne ofrojmë më shumë se thjesht një dhomë hoteli. Ofrojmë mikpritje dhe standarde të larta shërbimi, kualitet të lartë ushqimi me lëndë të para cilësore të certifikuara, fruta e perime direkt nga fermat, me çdo produkt që shërbehet, që nga mëngjesi i pasur bufe deri në darkat elegante me produkte deti dhe mishi të freskëta, të gatuara ekskluzivisht në kuzhinën tonë.

Pishinat tona verore dhe dimërore janë të vetmet në Shqipëri me ujë deti të filtruar, pishina të ndara mes fëmijëve dhe të rriturve, rrëshkitëse uji, distanca dhe rregulla të zbatuara rigorozisht.

Mund të gjendesh natyrshëm mes animacioneve të përditshme për fëmijët, zbavitjes në darka për të rritur tek pamja e mrekullueshme e detit nga veranda e restoranteve dhe bareve tona kaq afër me Tiranën. 

Është fantastik dhe lepurushi që gatuan me fëmijet dhe SPA-ja jonë moderne e luksoze “Queen Teuta SPA”, ku realizohen në disa salla, trajtimesh fytyre, masazhe, hamam, banjo turke, manikyr e pedikyr.

Gjithë këto avantazhe u ri-zbuluan dhe si pasojë risollën në hotelin tonë mysafirë të shumtë që vlerësojnë menaxhimin tonë shumë skrupuloz dhe pa kompromise, pastërtinë, desinfektimin rigoroz, qetësinë, mjedisin relaksues, stafin miqësor, të qeshur dhe shumë ndihmues, kënaqësinë e fëmijëve dhe familjeve shqiptare, të pozicionuar vetëm 25 minuta nga aeroporti dhe 35 minuta nga Tirana.

Cilat kanë qenë gjetjet tuaja të reja për të aplikuar në situatën Covid dhe për të çuar përpara sipërmarrjen?

Ne kemi punuar shumë edhe më herët me digital marketing, social media, media vizive, audio, artikujve/postimeve të shkruara prej bloggers, si dhe kemi fuqizuar e ushqyer partneritete të dobishme, të cilat kanë dhënë frytet e tyre në këtë situatë. Jemi përqëndruar më shumë në ‘customer satisfaction’ që ta rrisim në kufijtë maksimalë dhe që produkti ynë të diferencohet natyrshëm në treg dhe të etiketohet i sigurt si për Covid-19 ashtu edhe në të gjitha pikëpamjet e tjera.

Oltion Caci, drejtues i Flower Hotel 

Si është ky sezon krahasuar me vitin e kaluar? Sa është frekuentimit krahasuar me vjet?

Sezoni i këtij viti mund të konsiderohet një sezon mbijetese. Përqindja e ‘occupancy’ ka qenë rreth 50%, shifër kjo që vjen si rezultat i turistëve vendas, kryesisht kosovarë dhe turistëve të huaj (polakë), por sigurisht me një numër shumë të reduktuar. 

Çfarë solli Covid në tregun e turizmit? Cilat janë dëmet konkrete dhe të mirat konkrete?

Covid padyshim që solli një normale të “re” në stilin tonë të jetesës në aspektin social dhe ekonomik. Turizmi konsiderohet sektori më i goditur. Disavantazhet përkthehen në më pak të ardhura për shkak të uljes së numrit të turistëve të huaj dhe reduktimit të kohëzgjatjes së kontratave të garancisë me to. 

Mund të themi që na ka kthyer një vit mbrapa në zhvillimin e këtij sektori. 

Megjithatë, na njohu dhe me rëndësinë dhe potencialin e turistëve vendas. Vendasit u njohën më tepër me konceptin e hotelerisë dhe shërbimit lokal, kjo për shkak të pamundësisë për të udhëtuar jashtë. 

Cilat kanë qenë gjetjet tuaja të reja për të aplikuar në situatën Covid dhe për të çuar përpara sipërmarrjen?

Çdo kompani kërkon të gjejë resurse të afta për t’iu përshtatur një situate të panjohur në terma afatgjatë. 

Instrumentet tona të përballjes me covid mund të ndahet në 3 lloje. 

  • Instrumentet emergjente, që kanë të bëjnë me ndërmarrjen e veprimeve të shpejta si përgatitja/trajnimi i stafit me të gjitha rregullat e reja që u aplikuan dhe që do të vazhdojnë të aplikohen. 
  • Instrumentet e marketingut/promovimit në tregun vendas duke qenë se u përqëndruam më së shumti drejt këtij segmenti të tregut.
  • Instrumentet e të panjohurës – mund të duket paksa utopike, por tashmë jemi duke menduar dhe përgatitur për çdo skenar të mundshëm që mund të përballemi nga shtatori e tutje deri në fillimin e sezonit të ri 2021.

Eglantina Aliaj, drejtuese e Hotel New York, Vlorë

Si është ky sezon krahasuar me vitin e kaluar? Sa është frekuentimit krahasuar me vjet?

Sezoni turistik 2020 ka qenë një risi për të gjithë operatorët turistikë, për vetë faktin se u çel në fund të majit dhe çdo gjë pothuajse nisi nga zero. Krahasuar me vitin e kaluar, ky vit pati vetëm 30% aktivitet pasi vetëm java e fundit e korrikut dhe e gushtit pati prurje. Dëmet në sektorin e turizmit kanë qenë të shumta. 

Mungesa e personelit ishte më e theksuar, pasi shumica e punonjësve nuk pranonin të ktheheshin në punë për shkak të situatës dhe frikës së krijuar. Mosfunksionimi i disa sektorëve solli rritje të kostove dhe shpenzimeve, pa rritje çmimesh nga ana jonë. 

Çfarë solli Covid në tregun e turizmit? Cilat janë dëmet konkrete dhe të mirat konkrete?

E vetmja e mirë (nëse mund të themi kështu) që solli situata e Covid ishte afrimi dhe bërja e turizmit vendas, pasi pothuajse të gjithë pushuesit kanë qenë vendas. Kush na ka ndihmuar të ecim përpara në këtë situatë janë klientët tanë besnikë dhe siguria qe ata krijonin kur ishin aty.

Cilat kanë qenë gjetjet tuaja të reja për të aplikuar në situatën Covid dhe për të çuar përpara sipërmarrjen?

Risia në këtë situatë që solli pandemia është zhvillimi i turizmit vendor, i cili është shumë i bukur dhe mund të bëhet shumë mirë.

Artikulli u publikua më parë në faqen 6 të numrit 24 të revistës Business Magazine AlbaniaBusiness Magazine Albania është revista e parë dixhitale me përmbajtje origjinale në shqip të orientuar nga fusha e biznesit. Ju mund të Shfletoni Këtu nr. 24 të saj.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #34 - Mars 2024

Për një vit të mbarë!

Viti 2024 ka nisur me sfidat dhe mundësitë e tij. Ndërsa kompanitë do të duhet të përballen me disa ndryshime ligjore dhe njëkohësisht trendet e tregjeve: si rritje çmimesh dhe rritje e kostos së fuqisë punëtore, startupet janë para mundësive dhe një klime favorizuese. Thirrje të shumta janë hapur në fushën e biznesit, kulturës dhe ideve të gjelbërta. Ndër më të rëndësishmit, programi i qeverisë për financimin e 80 startupeve në tre faza zhvillimi të tyre

Për të kuptuar rëndësinë e bizneseve të reja, veçanërisht në teknologji, mjafton të shohim që edhe sipërmarrje të konsoliduara vendase, si një grup kompanish si Balfin, kanë një vëmendje të theksuar tek startupet. Z. Samir Mane, President i këtij grupi, prej kohësh ka treguar interes, duke i mbështetur, por edhe duke investuar në një prej startupeve që pritet të sjellë revolucion në bio-inxhinieri. Vëmendja tek risia dhe inovacioni vlerësohet të jetë një nga arsyet kryesore, përse audienca jonë e zgjodhi në kompeticionin tonë të dhjetorit si Sipërmarrësi i Vitit. Në një intervistë ekskluzive, z. Mane tregon për ne copëza domethënëse nga …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0