A do të ulet tarifa në Rrugën e Kombit? - Business Magazine Albania

A do të ulet tarifa në Rrugën e Kombit?

Të ardhurat nga tarifa në Rrugën e Kombit kanë rezultuar më të larta se parashikimi në kontratën e koncesionit gjatë periudhës së zbatimit të saj nga viti 2018-2022.

Në raportin e Monitorimit të Koncesioneve për vitin 2021 që u publikua së fundmi nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave njoftohet se si rrjedhojë e rritjes së të ardhurave nga trafiku, Autoriteti Kontraktues mund të aktivizojë rinegocimin e kontratës me mundësi uljen e tarifës së kalimit në sheshin e pagesës.

Sipas raportit nga 12 risqe të identifikuara në Koncesionin Rrugës së Kombit, Autoriteti Kontraktues ka mbajtur 3 risqe: riskun politik, riskun e qeverisjes dhe riskun e ndryshimeve ligjore, ndërsa tek Partneri Privat janë transferuar risku i ndërtimit, risku i transferimit të aseteve, risku i operimit dhe performancës dhe risku i ribalancimit të ekuilibrit financiar.

Ndërkohë, risku i kërkesës, risku financiar, risku i forcës madhore, risku i rinegocimit dhe risku i ndërprerjes së kontratës janë ndarë mes palës private dhe publike.

Në vitin 2018, për shkak të kundërshtimeve mbi tarifën e rrugës nga përdoruesit e rrugës si dhe nga banorët e qytetit të Kukësit, Sheshi i Pagesës (Toll Plaza) qëndroi për 6 muaj jashtë funksionit.

Të ardhurat e koncensionarit arritën në vitin 2021 në 2,5 miliardë lekë nga të cilat 1.7 miliardë lekë ishin të ardhura nga taksat në sheshin e pagës dhe 790 milionë lekë kompensim nga qeveria.

Të ardhurat totale ishin 10% më të larta se në vitin 2020 dhe 6 për qind më të larta se në vitin 2029.

Siç raporton Ministria e Financave arkëtimet nga trafiku ishin më ta lrta se projeksionet në kontratë.

Në katër vitet e para të kontratës kompania ka arkëtuar 7.9 miliardë lekë të ardhura (67 milionë euro). Ndërkohë që vlera e investimit nga kompania koncesionare është 5,6 miliardë lekë për të gjithë periudhën e kontratës 30 vjeçare.

Ministria e Financave raportoi se aktualisht projekti është në fazën e ndërtimit dhe të operimit. Deri në fund të vitit 2021 janë realizuar 105.9% të investimeve kapitale. Sipas raportimeve shoqëria koncesionare vazhdon të realizojë punimet e mirëmbajtjes së autostradës “Milot-Morinë”, si dhe punime përmirësuese të komponentëve të ndryshëm përgjatë autostradës me qëllim rritjen e nivelit të sigurisë.

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Must watch
Business Mag Nr. #40 – Dhjetor 2025

Ky fundvit na gjen duke festuar një dekadë nga botimi ynë i parë. Një dekadë histori, rrëfime e përpjekjesh për të qenë zëri i sipërmarrjes shqiptare, për t’i dhënë hapësirë dhe MOMENTUM çdo biznesi në rrugëtimin e tij për tu rritur e triumfuar. 

Një dekadë si dokumentim i rrugës që ka përshkruar biznesi shqiptar; një dekadë që të zhyt në refletime për çfarë ka kaluar dhe të fton të mendosh sesi do të duket ekonomia e së ardhmes. 

Ndërsa hyjmë në vitin e ri 2026, duket se për bizneset dhe vendimmarrësit një realitet i ri po bëhet më se i qartë: modeli tradicional i rritjes nuk mund të jetë më i mjaftueshëm. Perspektiva europiane e Shqipërisë, teknologjia, pritshmëritë e konsumatorëve, përgjegjësia sociale dhe ajo ambientale po i imponojnë ekonomisë një transformim të domosdoshëm. Koha kërkon një ekonomi që është njëkohësisht digjitale, inovative, por edhe e qëndrueshme. 

Në kopertinë vjen Guvernatori Gent Sejko, i cili flet për një ekonomi që rritet në një dekadë trazirash globale dhe për rolin thelbësor që luan stabiliteti financiar.

Rubrika “Green” i kthehet një prej temave më të nxehta të dekadës: energjia,  klima, ekonomia qarkulluese. Shqipëria ka qenë e bekuar me burime të riciklueshme, …

See more
Follow us
0