Nxitja e investimeve në 5G, draftligj i ri për komunikimet elektronike - Business Magazine Albania

Nxitja e investimeve në 5G, draftligj i ri për komunikimet elektronike

Qeveria ka vendosur të rishikojë kuadrin ligjor sa i takon komunikimeve elektronike duke prezantuar tashmë për konsultim një draft ligj të ri i cili ndalet ndër të tjera edhe tek teknologjia 5G.

Në relacion thuhet se projekti ka si qëllim të rishikojë dhe përmirësojë kuadrin e përgjithshëm rregullator për komunikimet elektronike, me qëllim nxitjen e investimeve për rrjetet e komunikimeve elektronike me kapacitete shumë të larta (VHCN), si ato me fibër optike, ashtu edhe ato wireless (5G).

Sa i takon investimeve në rrjetin 5 G drafti nënvizon konkretisht ofrimin e sigurisë në këto rrjete.

Drafti është një transpozim i kuadrit me direktivën e Bashkimit Europian.

“Rregullimet aktuale në ligjin nr. 9918 datë 19.5.2008 “Për komunikimet elektronike në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, kanë nevojë të rishikohen në kontekstin e ndryshimeve të ndodhura në sektorin e komunikimeve elektronike, zhvillimeve të teknologjive digjitale, përfshirjes në rregullim dhe të aplikacioneve, apo shërbimeve të reja, që mundësojnë mjetet e komunikimit elektronik, bazuar në praktikën evropiane.

Hartimi i një projektligji të ri, del si nevojë e adresimit më mirë të problematikave të tregut, dhe përmbushjes së objektivave strategjike për një shoqëri gigabit, duke marrë në konsideratë ndryshimet e vazhdueshme të teknologjive” nënvizon relacioni.

Çfarë parashikohet për 5G

Sa i takon investimeve në rrjetin 5 G drafti nënvizon konkretisht ofrimin e sigurisë në këto rrjete. Në nenin 51  thuhet se AKEP si dhe autoritetet e tjera kompetente marrin masat e duhura për të zbutur rreziqet për sigurinë e rrjetit nga furnitorët dhe ofruesit e pajisjeve të rrjetit, të cilët konsiderohen si një rrezik i rëndësishëm, në përputhje me vlerësimin e detajuar të profilit të rrezikut në nivel kombëtar për të gjithë furnizuesit përkatës dhe ofruesit e pajisjeve të rrjetit 5G ose të gjeneratës së re për operatorët.

Pika dy parashikon se Autoritetet e sipërpërmendura, bëjnë periodikisht një vlerësim të detajuar të profilit të rrezikut për furnizuesit 5G, dhe ofruesve të tjerë të pajisjeve të rrjetit të gjeneratës së re.

Pika tre e nenit 51 nënvizon se me kërkesë të AKEP, operatorët e rrjetit janë të detyruar të dorëzojnë informacionin dhe të dhënat për komponentët kritikë, dhe pjesët e ndjeshme për rrjetin 5G ose rrjete të tjera të komunikimit elektronik të gjeneratës së re, në përputhje me listën për komponentët kritikë dhe pjesët e ndjeshme të rrjeteve 5G ose të gjeneratës së re të rrjeteve të tjera të komunikimit elektronik, të cilat do të përcaktohen nga autoritetet kompetente.

Pika 7 parashikon se brenda 3 muajve nga miratimi i këtij ligji, AKEP së bashku me autoritetet e tjera kompetente, përcakton metodologjinë për vlerësimin e profilit të rrezikut të furnitorëve dhe ofruesve të pajisjeve të rrjetit, komponentëve kritikë dhe pjesëve të ndjeshme të 5G ose të tjera në vijim, gjenerimin e rrjeteve të komunikimeve elektronike të identifikuara në listën e komponentëve kritikë dhe pjesëve të ndjeshme të 5G, ose rrjeteve të tjera të komunikimit elektronik të gjeneratës së re që do të miratohen. Metodologjia për vlerësimin e profilit të rrezikut të furnitorëve dhe ofruesve të pajisjeve të rrjetit, hyn në fuqi ditën e publikimit në Fletoren Zyrtare dhe më pas publikohet në faqen e internetit të organizatave shtetërore që kanë autoritet dhe fuqi për të garantuar siguri, besueshmëri dhe besim për rrjetet e ndërveprueshme.

Një tjetër nen ku përmendet pjesa e 5G është ai 71 i emërtuar “Koha e koordinuar e detyrave për brezat specifikë 5G”

Ky nen parashikon që . Për sistemet tokësore të afta për të ofruar shërbime broadband pa tel, AKEP kur është e nevojshme për të lehtësuar përhapjen e 5G, merr të gjitha masat e duhura për: a) riorganizimin dhe lejimin e përdorimit të blloqeve të mjaftueshme të brezit 3,4-3,8 GHz; Faqe 60/138 b) lejimin e përdorimit e të paktën 1 GHz të brezit 24,25-27,5 GHz, me kusht që te kete një evidencë të qartë të kërkesave të tregut dhe në mungesë të kufizimeve të rëndësishme për migrimin e përdoruesve ekzistues ose lirimin e brezit.

Në pikën 2 thuhet se AKEP zgjat afatin e parashtruar në pikën 1 të këtij neni, kur justifikohet, në përputhje me nenin 55 ose nenin 65, subjekt i harmonizimit në alokim me shtetet e tj

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Kjo punë që e bëjmë me shumë dashuri nuk ka të paguar. Ne jemi platforma e vetme e cila promovon modelin pozitiv të sipërmarrjes së lirë. Përmes kësaj platforme mbështesim edukimin gjatë gjithë jetës si mjet për zhvillimin personal dhe profesional të brezave. Kontributi juaj do të na ndihmojë në vazhdimin e këtij misioni në gjithë trevat shqipfolëse.

Mund të kontribuoni KETU. Falemnderit.

Must watch
Business Mag Nr. #36 - Tetor 2024

Vjeshta solli rikthimin e aktiviteteve biznesore në ritmin e tyre të plotë, pas pushimeve të verës. Sipërmarrjet shqiptare, me dinamikat e tyre të pandalshme, janë aktualisht para një sfide dhe mundësie më të madhe. Proceset e përafrimit me BE-në krijojnë një mundësi për një treg më të madh, por kjo kërkon njëkohësisht përgatitjen të duhur për tregun.

Eventet e fundit, veçanërisht Future2Tech, tregoi se shumë kompani shqiptare, kryesisht në fushën e zhvillimit të Softwareve, po punojnë tashmë për tregun e huaj dhe janë kompani ndërkombëtare në kuptimin e plotë të fjalës. 

Në brendësi të këtij numri ne kemi sjellë histori brandesh dhe histori njerëzore; histori sipërmarrësish dhe profesionistësh, të cilët kanë investuar kohë dhe pasion në punët e tyre për të parë rezultatet që duken sot. Një prej brandeve për të cilin flasim sot, mbyll 3 dekada biznes në Shqipëri, diçka që vlen të marrë përgëzime nga të gjithë. 

Histori nga vendi dhe diaspora, rrugëtime në tregti, shërbim, apo edhe konsulencë, ky numër sjell një gamë të gjerë artikujsh, të shtrirë madje mes biznesit dhe artit, të cilat, kur ndërthuren, sjellin zhvillime shumë të bukura për shoqërinë.

Interesant është fakti se kushdo që …

Shiko më shumë
Na ndiqni në rrjetet sociale
0