Zvicra thyen rekordin me trenin më të gjatë në botë-prej 2 km - Business Magazine Albania

Zvicra thyen rekordin me trenin më të gjatë në botë-prej 2 km

Për të festuar 175-vjetorin e ndërtimit  të hekurudhës së parë, industria hekurudhore Zvicrës u mblodh për të drejtuar trenin më të gjatë të pasagjerëve në botë, plot 2 kilomtera i gjatë dhe me një peshë prej 2990 tonë.

I formuar nga 25 trena elektrikë të rinj, trenit 1,906 metra iu desh pothuajse një orë për të përshkuar rreth 25 kilometra mbi linjën spektakolare Albula të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s nga Preda në Alvaneu, në Zvicrën lindore.

Ashtu si pista legjendare e rrëshqitjes Cresta Run, Albula Line është e famshme për kthesat e saj të pafundme dhe zbritjet e pjerrëta. Një kryevepër me famë botërore e inxhinierisë civile! Për ndërtimin e linjës 62 kilometra midis Thatis dhe St Moritz u deshën vetëm pesë vjet pavarësisht se kërkonte 55 ura dhe 39 tunele.

Para përfundimit të saj në korrik 1904, vizitorët u përballën me një udhëtim të rrezikshëm prej 14-orësh mbi shina të ashpra dhe më pas me karroca me kuaj.

Pika qendrore e linjës është tuneli Albula 5,866 metra i gjatë, i cili shtrihet thellë nën pellgun ujëmbledhës midis lumenjve Rhine dhe Danub. cnn

Që nga viti 2015 nxisim shpirtin sipërmarrës, inovacionin dhe rritjen personale duke ndikuar në zhvillimin e një mjedisi motivues dhe pozitiv tek lexuesit tanë. Mbështetja juaj na ndihmon ta vazhdojmë këtë mision.

Na Suporto
Business Mag Nr. #41 – Mars 2026

Shqipëria… e brezit që po vjen!

Arsimimi dhe edukimi janë kura që ndal çdo të keqe. Një komb i arsimuar, një komb që investon në rininë e tij, në gjeneratat që i lënë vendin njëra-tjetrës, është padyshim një komb që do të ketë prosperitet dhe stabilitet afatgjatë. Shqipëria ka ende shumë mangësi në këtë aspekt; strukturat arsimore dhe programet edukative të vjetëruara shpesh nuk i përgjigjen kërkesave të kohës dhe tregut të punës. Por diçka ka nisur të lëvizë. Reforma të reja, iniciativa private, bashkëpunime ndërkombëtare dhe, mbi të gjitha, një valë e re entuziazmi tek të rinjtë po krijojnë shenja të qarta optimizmi.

Ky edicion i revistës vë në qendër të vëmendjes pikërisht këtë frymë të re. Në kopertinë kryesore sjellim historitë frymëzuese të pesë adoleshentëve të talentuar, të motivuar, me ambicie të mëdha dhe shpirt luftarak. Ata nuk janë thjesht nxënës të shkëlqyer, por ambasadorët e vërtetë të Shqipërisë të së nesërmes, dëshmi e gjallë se potenciali ynë kombëtar është vital.

Në faqet e brendshme, Bledar Shella, kreu i  bordit të Shoqatës së Bankave të Shqipërisë, na flet hapur për të ardhmen e sektorit financiar, sfidat e digjitalizimit dhe rolin e bankave në mbështetjen e ekonomisë reale. …

See more
Follow us
0